Reperja Loredana Zefi u prangos mbrëmjen e së martës nga policia zvicerane, nën akuzën e kërcënimit dhe zhvatjes së një çifti bashkë me të vëllanë Berat.
Por ditën e sotme, “DeinUpdate” ka konfirmuar se pas marrjes në pyetje nga policia vendase, Loredana është liruar.
“Informacione të reja për çështjen e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, janë publikuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.
Emrat e këtyre personazhe u kthyen në kryefjalë të mediave rozë, pasi pretendohet se Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati i kanë marrë para shtetases Petra Z., 52-vjeçe, dhe bashkëshortit të saj Hans 53-vjeç. Sipas mediave zvicerane, reperja e njohur akuzohet se i ka zhvatur shtetases zvicerane rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj Berati 200,000 franga, që në total kapin shifrën e 900.000 frangave.