Gruaja që shihni në foto është Gjystina Shpani (Picaku), e cila u përplas për vdekje mbrëmë në Tiranë, në rrugën “Mihal Grameno”.
48-vjeçarja po kalonte rrugën në momentin që u përplas nga një automjet. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ajo humbi jetën.
Mësohet se gruaja ka lindur në Mat dhe ishte nënë e dy fëmijëve, një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeçe.
Sipas policisë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.