Në median rozë përflitet për një romancë mes Evi Reçit dhe MC Kreshës. Ndonëse këngëtarja mohoi ekzistencën e kësaj lidhje, detajet dhe burimi pranë çiftit tregoi të kundërtën.
E ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ këtë të shtunë, Evi u pyet për martesën. Ajo tregoi se bezdiset shpesh nga komshinjtë me pyetjen se kur do të kurorëzojë dashurinë e saj, por nuk u shpreh nëse është apo jo në një lidhje.
“Ka akoma kohë për t’u martuar”, tha ajo.