Nga: Spartak Ngjela
U mbars mali dhe polli një mi.
Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha sot. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë. Ku merret dot një parti pa një vendim gjykate që njeh lidershipin e ri.
Pse, ju vërtet mendoni se Saliu e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij.
Asgjë.
Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!
Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund…
Se Berisha është epiqendra e korrupsionin shtetëror në Shqipëri.
Po SPAK-u?
Tani topi është hedhur në SPAK.
TË SHOHIM…
Kurse Saliu shkoi në një rrugë tjetër: ai kërkon të organizojë një referendum kundërt Bashës. Gënjeshtër për grumbullimin e ardhshëm. Madje, po na flet Saliu edhe për revolucion, por mendjen e ka nga vendimet në Uashington.
Lodra naive. Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele.
Po Amerika.
Kjo do pritet nga SPAK. Po SPAK-u mos u tremb sot?
Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë…
Atëherë:
Prisni dhe shikoni…