E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Lindorë të pandreqshëm!

Nga: Denis Dyrnjaja

Përfundimisht jemi një vend me mendësi të theksuar lindorë dhe me varësi mendore orientale ndaj prijësit(sve). Mbizotëron në mënyrë të theksuar koncepti përjashtues, duke përdorur kryesisht metodat proletare dhe bolshevike kolektive. Çfarë janë këto metoda?!

Grupimet ndahen ose pozicionohen në mënyrë nënshtruese ndaj prijësit. Prijësi është shpëtimtari. Shpëtimtari di dhe zgjidh gjithçka. Të tjerët thjeshtë mjafton të jenë aty. Prijësi(it) për fat kanë qëlluar me mendësi të theksuar proletare. Çfarë janë sjelljet proletare? Mendësi të trashëguara nga dominimi mbi 100 vjeçar i sovjetëve nën filozofinë marksiste të revolucionit të zbatuara nën projeksionin stalinist të asgjësimit të kundërshtarit.

Reminishencat e diktaturës së proletariatit vazhdojnë të ekzistojnë fuqishëm. Thjeshtë ndryshojnë emrat e aktorëve në aksion, metodat mbeten të njëjtat, kryesisht. Sovjetët flisnin në emër të masave. Skema e tyre është demasko, linço, shpërfill dhe asgjëso këdo që mendon ndryshe ose nuk mendon si prijësi ose mbështetësit e tij. Armiqtë dhe tradhtarët janë gjithmonë rreth e qark. Ka gjithnjë një komplot. Komploti qëllon kryesisht një kombinim I faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Mundësisht pjesë e komplotit qëllon që dalin njerëzit më besnikë, që pastaj shpallen edhe tradhtarët më të mëdhenj. Plas lufta brenda llojit. Mendësia bolshevike futet në veprim. Fillon të përdoret shantazhi e biografia.

Në filozofinë klasike bolshevike arrihet deri te eliminimet fizike. Për këtë mund të shërbejnë komsomolasit partiakë me vetshërbim pa shpërblim. Beteja brenda llojit është e ashpër dhe pa limite, deri në shkatërrim. Sapo ka nisur një e tillë. Idetë staliniste janë ende gjallë vetëm se tani kanë edhe suport digital. Servilët dhe lëpirësit janë thelbi i ekzistencës së prijësit në kult real ose pseudokult. Koha ka ndalur në vend për mendësinë politike në këtë vend dhe ka ecur shumë para vetëm për teknologjinë. Groteske! Proletarët-konservatorë në aksion.

Lexo edhe :   Ministrja gjermane: Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave!

Marksi se dinte si do evoluonte filozofia e tij e revolucionit deri në këtë pikë, sa të përdorej në një formë hibride edhe nga të djathtët e të majtës lindore në Shqipëri. Se në Shqipëri s’ka patur dhe zor te këtë të djathtë pavarësisht se çfarë thuhet lart e poshtë për konservatorizmin e të djathtën. Në Shqipëri disa ish komunistë u ndanë në grupe dhe grinden për pushtet e para, në emër të parimeve politike që as si dinë as duan t’i mësojnë e më pas t’i përqafojnë. Gënjeshtra vazhdon, të gënjyerit ndjehen të lumtur në këtë përballë lindore shekullore që vazhdon si një telenovelë politike pa mbarim.

Lexo edhe :   Ministrja gjermane: Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...