Futbolli në Afrikën e Jugut është në zi, pasi ka patur një fund të hidhur ngjarja e pazakontë që ka ndodhur në 1 mars gjatë një ndeshje futbolli. Futbollisti 21-vjeçar Luyanda Ntshangase i cili u godit nga një rrufe gjatë lojës pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital nuk ka arritur të mbijetojë, duke humbur jetën pas disa ditësh.
Lajmi konfirmohet nga klubi Maritzburg United, i cili njoftoi se futbollisti 21-vjeçar, sulmues, ishte në koma që prej ngjarjes së pazakontë të ndodhur në një ndeshjeje miqësore.
Në rrjetet sociale Maritzburg United ka shkruar se klubi është në zi. Ata e përshkruajnë futbollistin si një talent në rritje i cili humbi jetën pas një lufte të gjatë në spital.










