Ndonëse urdhër arresti për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frroku ishte lëshuar që në orën 13:00 të ditës së djeshme, blutë e Lezhës mundën të prangosnin ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj mbrëmjen e kaluar, pas dorëzimit të tij.
Avokati i tij ka sqaruar se Frrokaj ka qenë duke u kthyer për në Lezhë dhe ka lajmëruar vetë autoritetet për të kryer procedurat e dorëzimit të tij.
Frrokaj ka deklaruar para uniformave blu se nuk kishte plan për t’u arratisur, por se ishte në pritje që të mbylleshin procedurat. Ai nuk u arrestua në sallë, pasi vendimi pritej t’i jepet për ekzekutim policisë. Kjo vonesë proceduriale, ka bërë që Frrokaj të largohej nga gjykata pa pranga në duar, dhe më pas të largohej pa lënë gjurmë.