Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

U çmend ‘Venecia’ apo u çmend sërish Ilir Meta?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
PD i kundërvihet Metës: S’ka patur asnjë plan për djegien e Kuvendit!

Nga: Flogert Muça

Që prej ditës që u bë publik opinioni i Komisionit të Venecias ku qartësisht konstatohej fakti se Ilir Meta kishte shkelur Kushtëtutën me ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve dhe se zgjedhjet që u zhvilluan në 30 qershor ishin plotësisht legjitime, Presidenti është bërë më agresiv se kurrë duke sulmuar Komisionin si të shitur e të blerë nga një palë apo nga nje tjetër.

Natyrisht që kjo është një sjellje e një njeriu në hall, i cili pasi u zotua përballë Çim Pekës se nëse Venecia do thoshte se ai ka shkelur Kushtetutën do dorëhiqej, nga zyra e tij e shtypit dhe po në portalin e famshëm të Cimit dhe jo vetëm, ka nisur një sulm ndaj ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë të Komisionit të Venecias.

Por, Ilir Meta që sot sulmon Venecian, në fakt ka patur një qëndrim krejt tjetër ndaj këtij institucioni, përpara se të gjendej në hallin që është tani.

Ilir Meta e ka cilësuar vazhdimisht Komisionin e Venecias si ‘institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese.’

Jo më larg se në 3 korrik të këtij viti, teksa fliste për reformën në drejtësi, Meta do të shprehej se: “Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Evropë për çështjet e së drejtës kushtetuese”.

Për ta vazhduar në 22 korrik të po këtij viti, ku shprehej me superlativa se ‘‘Sot kam një falenderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces. I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika”.

Por jo vetëm kaq. Ilir Meta që në 12 Mars 2016 është shprehur entuziast dhe ka dhënë nota maksimale për Venecian. Një ditë pas miratimit të draftit final të reformës në drejtësi, asokohe si kreu i Kuvendit Ilir Meta pati konfirmuar në një dalje të posaçme për mediat se Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

“LSI ka vetëm një plan të votojë reformën në drejtësi. LSI është shprehur se gjykatësi suprem është Venecia dhe askush tjetër”.

Pyetjes nëse LSI-ja do të miratojë reformën pa Partinë Demokratike, Meta iu përgjigj: “LSI-ja ka vetëm në plan që të votojë reformën në drejtësi. LSI-ja e ka thënë e para se standardi është vetëm Komisioni i Venecias. Ajo e ka gjykuar me thellësi draftin e reformës, pra ka qenë e ndërgjegjshme për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese, kështu që nuk ka asnjë plan tjetër, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, shprehej Meta.

Në fakt ka edhe plot deklarata të tjera të Ilir Metës që janë lavde për Venecian, por sapo ky komision dha një opinion të tijin që thoshte se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe se zgjedhjet e 30 qershorit ishin tërësisht legjitime, ai u bë bishë dhe e shpalli atë institucion të blerë nga Soros e të tjera përralla shqiptare si këto.

E megjithatë, “Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën e zgjedhjet e 30 qershorit ishin legjitime”, shkruan Venecia…/Lexo.al

 

Tags: drafti reformeskomisioni veneciasMeta

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Policia gjen në shtëpinë e zyrtarit të lartë 13.5 ton ar

Policia gjen në shtëpinë e zyrtarit të lartë 13.5 ton ar

Opozitarizmi i Ramës dje dhe i Bashës sot, ngjajnë si dy pika uji

Opozitarizmi i Ramës dje dhe i Bashës sot, ngjajnë si dy pika uji

Dollari dhe Euro shfaqin qëndrueshmëri, dobësohet Paundi

Dollari dhe Euro shfaqin qëndrueshmëri, dobësohet Paundi







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani: Sulmet amerikane janë të papranueshme për sa kohë ata kërkojnë negociata
Bota

Irani: Sulmet amerikane janë të papranueshme për sa kohë ata kërkojnë negociata

by mirseda
21:24 | 27/03/2026
0

Një zyrtar i lartë iranian i ka quajtur sulmet e SHBA-së ndaj Iranit si të papranueshme, ndërsa...

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën

Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën

20:48 | 27/03/2026
Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

Ndryshime në Kombëtare, dy lojtarë largohen nga grumbullimi

20:47 | 27/03/2026
Përplasja UNICEF: 120 fëmijë të vrarë, mbi 370 mijë të zhvendosur në Liban

Përplasja UNICEF: 120 fëmijë të vrarë, mbi 370 mijë të zhvendosur në Liban

20:46 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com