Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 36 vjeçar në tentativa për të vjedhur një makinë. Shtetasi me iniciale O. B, banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit është kapur teksa tentonte të grabiste një automjet.
36-vjeçari mendohet të jetë edhe autor i grabitjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parē Elbasan, për veprën penale “Vjedhja e ngelur në tentativë”.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë.
Arrestohet në flagrancë 36 vjeçari i cili tentoi të vidhte një automjet.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• O.B., 36 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” Elbasan.
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi, në datë 17.12.2018 , në lagjen “28 Nentori” Elbasan, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit R.K..
Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në Qytetin e Elbasanit dhe konkretisht:
• Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“5 Maji ”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit A.T.,
• Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“28 Nëntori ”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit Gj.K..
• Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen “Partizani ”, Elbasan dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetasit L.D.,
• Më datë 09.10.2018 gjatë natës, në lagjen“Aqif Pasha ”, Elbasan dyshohet se ka vjedhur kasetofonin e mjetit “Benz” në pronësi të shtetases I.M.