Pas publikimit të skandalit të Unazës së Madhe, gazetari Ylli Rakipi ka marrë kërcënime me jetë. Ai i është drejtuar organeve kompetente për të marë zgjidhje. Thuhet se kërcënimet në drejtim të gazetarit janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike, dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kërcënimet vijnë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re, dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere.
Kujtojmë se DH Albania kishte falsifikuar dokumentet, ndërsa pas kësaj kompanie ka dyshime se fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj. DH Albania ka përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara 30 milionë euro, ndërsa tenderimi për Unazën e Madhe pritet që të ribëhet.
Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve, emisioni “Të Paekspozuarit” deklaron se do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin në interes të publikut.