Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tymi i gazit dhe tymnaja për të

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tymi i gazit dhe tymnaja për të

Nga: Pëllumb Nako

Një nga problemet më të mëdha të standardeve të demokracisë së shoqërisë sonë që mbetet gjithmonë i mprehtë, ende i parregulluar, është ai i përputhjes të së drejtës që kanë qytetarët shqiptarë për të manifestuar në formë proteste me të drejtën tjetër themelore, po aq të rëndësishme, atë të sigurisë për të qarkulluar lirshëm.

Mungesa e vëmendjes së klasës sonë politike, për të arritur maksimumin e harmonisë së të dy të drejtave, ndjeshmëria e saj minimale me përmasa indinjuese, ka bërë që në hendekun e krijuar ndërmjet tyre, të futet me shumicë zgjidhja policore, ligjërisht ende e pandërtuar sipas standardeve të njohura. Kurse së fundmi, Policia, duke përdorur gjithmonë e më shumë, vend e pa vend, gazin lotsjellës.

Thënë më fjalë të tjera, gjithë ligjshmëria që normon të drejtën për të manifestuar në formë proteste, ende nuk është e ndërtuar e tillë, për ta garantuar atë të plotë. Mangësitë dhe makinacionet për të përfituar pushtet në kurriz të lirive themelore, lënë rregullisht shtigje e hapësira për të bërë demagogji politike, për të shkëmbyer rregullisht akuza dhe kundër akuza opozitë-pozitë, sipas rrotacionit politik. Dhe, si zakonisht, njëra palë viktimizon Policinë, tjetra për ta kthyer në mbrojtësen heroike të demokracisë. Është detyrë e mbarë klasës politike, majtas e djathtas, që të shohë, të impenjohet seriozisht dhe jo për demagogji manipulative, të marrë në analizë e të japë zgjidhje ligjore, institucionale, për ta garantuar të plotë lirinë e manifestimit të pakënaqësisë nga njëra anë, për të pajisur Policinë me gjithë legjislacionin e duhur nga ana tjetër, në mënyrë që kjo e fundit të ketë jo vetëm gjithë kompetencat e duhura, por po ashtu edhe kontrollin apo kufizimin e nevojshëm në momentin e ushtrimit të forcës.

Para disa viteve, opozita e PD-së njëzëri akuzonte me zë të lartë shtetin se po e përdorte Policinë për të helmuar opozitën duke etiketuar ministrin e Brendshëm si “Llesh kimiku”. Po ashtu, opozita ka akuzuar rregullisht qeverisjen se tenton në mjaft raste ta pengojë atë në të drejtën e saj për manifestime.

Aktualisht, për fat të keq, akuzat janë ndarë në dy pjesët e opozitës dhe hidhen kundër njëra-tjetrës. Pra, një pjesë e opozitës akuzon se po helmon pjesën tjetër me gaz. Përsëri në skenë gazi, përsëri Policia, edhe këtë radhë, edhe me emra të përveçëm, po akuzohet si kriminale me gazin që hedh mbi manifestuesit. Për gazifikim akuzohet edhe lidershipi i PD-së. Nuk mungojnë as foto të shumta për të dëshmuar efektet shkatërrimtare të lëndës. Nëse në disa vende të botës manifestuesit ndezin zjarre me goma në mënyrë që tymi i tyre të thithë gazin, në vendin tonë tymin po e bën mbarë klasa politike, por për të helmuar njerëzit më shumë se gazi lotsjellës.

Duke mos pritur asgjë pozitive që lidhet me të drejtën e manifestimit nga ana e qeverisë dhe duke hedhur sytë nga opozita, mund të konstatohet lehtë se të dyja palët e saj kanë deputetë. Edhe nga ata që në këto kohë të ashpra pozojnë me hierarkët qeveritarë.

Përse këta deputetë, politikëbërës, ligjvënës, përfaqësues të atyre që helmohen me gaz, nuk e kanë gjetur dot kohën e të shohin se mbi cilat baza ligjore është e mbështetur hedhja e gazit mbi manifestuesit? Deputetë që nuk marrin nisma ligjore për të rregulluar ngërçet e demokracisë, për të forcuar atë, janë thjesht rrogëtarë si qeveria.

E kam prekur edhe më parë këtë problem. Hedhja e gazit bazohet mbi rregulloren e Policisë. Kjo do të thotë se nëse një polic e hedh qëllimisht gazin për të dëmtuar një manifestues, dëshmon se ai ka shkelur rregulloren. Pra, do të dënohet për shkelje të saj. Nëse hedhja e gazit mbi manifestuesit bazohet mbi një ligj, polici i mësipërm do të akuzohet për shkelje ligji. Ligji, nga ana e tij, duhet t’i nënshtrohet një diskutimit të gjerë me gjithë publikun e interesuar, nëse do të lejohet përdorimi i gazit në kushte paqësore apo jo? (Sepse paradoksalisht për arsye ushtarake, përdorimi i tij tashmë ndalohet nga konventa ndërkombëtare). Nëse po, ligji duhet të japë të qarta llojet e gazit që do të përdoren, rrethanat se kur hidhet, mënyrën si hidhet (që të mos bjerë mbi trupin e manifestuesit) kush e hedh, kushtet që plotëson ai që e hedh si dhe kur ndalohet të përdoret. Nëse ligji nuk do ta kufizojë hedhjen e gazit, lumturia do të jetë për prodhuesit e tij.

Përse nuk merret një nismë e tillë që ditën e parë të Parlamentit? Përse nuk merret një vendim apo të kërkohet një kompromis politik që hedhja e gazit lotsjellës të pezullohet deri në normimin e tij me ligj? Ligji do ta bënte Policinë më transparente, me të kontrolluar dhe do ta mbronte nga akuzat, pasi abuzuesi ka më shumë frikë të përplaset me ligjin sesa me rregulloren. Të gjitha palët do të përfitonin dhe e drejta e manifestimit do të ishte më e mbrojtur.

Përveç normimit me ligj të përdorimit të gazit, ka edhe disa aspekte të tjera ligjore që rregullojnë më mirë këtë të drejtë dhe njëkohësisht nxjerrin Policinë jashtë përgjegjësive. Kjo do të thotë që manifestuesit ta bëjnë njoftimin për tubuar tek institucioni i prefektit dhe jo në Polici. Kjo do të thotë se refuzimi i mundshëm i manifestimit të kërkuar, do ta mbronte Policinë nga akuzat politike sepse përgjegjësia është e prefektit, pra, e qeverisë. Pa folur këtu për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka hequr nga Kodi Penal marrjen e lejes për manifestim dhe që Parlamenti ynë ende nuk ka marrë mundimin të bëjë rregullimet e duhura ligjore. Puna për të rregulluar këto mangësi në të drejtën e manifestimi është realisht e vogël, kurse vullneti që kërkohet mbetet i madh, por që i mungon jo vetëm qeverisë, por edhe opozitës.

Tags: pellumb nako

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

Pas Covid-19, Italia tronditet edhe nga lëkundjet sizmike

Toka nuk gjen qetësi, sërish lëkundje tërmeti







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

by mirseda
20:56 | 22/10/2025
0

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mimoza Kaçi, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar...

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

20:03 | 22/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

19:55 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com