Një shtëllungë tymi është parë të dilte nga dritaret e një prej zyrave të godinës së Ministrisë së Jashtme.
Ndryshe nga çfarë videosh që qarkullonin në rrjet, një reagim është përcjellë edhe nga zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme.
Mësohet se nuk bëhet fjalë për zjarr, por për një problem me kondicionerin.
Situata është nën kontroll, e po kështu nuk ka asnjë rrezik për punonjësit.