Twitter jo vetëm që nuk qesh por as nuk toleron asnjë lloj postimi kërcënues, qoftë kjo edhe kundër insekteve.
Këtë fakt e provoi më së miri një përdorues japonez i rrjetit social vetëm pak ditë më parë.
I bezdisur nga një mushkonjë, i riu vendosi ta shembë përtokë. Pas kësaj ai publikoi foton e mushkonjës së ngordhur të shoqëruar dhe me postimin:
“Bastard! Pse më shqetëson duke më pickuar ndërsa po çlodhem dhe shikoj televizor? Vdis! (Në të vërtetë, tashmë ke vdekur), “shkroi përdoruesi.
Por vetëm pak pas publikimit, përdoruesi mori një mesazh ku thuhej se llogaria e tij ishte fshirë përgjithmonë dhe nuk mund të riaktivizohej.
“Llogaria jote është ngrirë sepse e keni përdorur për të dërguar mesazhe që përmbanin kërcënime. Tweetitet që përmbajnë kërcënime nuk janë të lejuara“, tha rrjeti social.
Përdoruesi i habitur hapi me shpejtësi një llogari të re, në të cilën nxitoi të ndante dhe historinë i lemeritur. “Unë u ndalova pasi tregova se vrava mushkonja…kjo është një shkelje?”