Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

TVSH u bllokon sinjalin televizioneve, protestojnë mediet. Berisha: Akt prej xhelati!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
TVSH u bllokon sinjalin televizioneve, protestojnë mediet. Berisha: Akt prej xhelati!

Televizioni Publik Shqiptar nuk u ka dhënë sot sinjalin televizioneve për transmetimin e drejtpërdrejt të seancës plenare.

Një vendim i tillë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të televizioneve, të cilat dënuan këtë “bojkot” të TVSH-së, madje pretendonin se Televizioni Publik Shqiptar ka kërkuar pagesë kundrejt këtij shërbimi.

Për sa i përket Rregullores së Kuvendit për çështjen në fjalë, parashikohet se TVSH transmeton në orët e shikimit më të shumtë edhe seanca të tjera plenare, për të cilat Konferenca e Kryetarëve ka vlerësuar se duhet bërë transmetimi i tyre i plotë.

Neni 108, “Transmetimi nga Televizioni Publik Shqiptar” thotë:

  1. Miratimi i programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave, seancat e pyetjeve, seanca e përjavshme e pyetje-përgjigjeve, interpelancat, interpelancat urgjente, mocionet, mocionet e besimit dhe të mosbesimit, si dhe raportet e komisioneve hetimore transmetohen të plota nga Televizioni Publik Shqiptar.
  2. Me kërkesën e Konferencës së Kryetarëve, Televizioni Publik Shqiptar transmeton në orët e shikimit më të shumtë edhe seanca te tjera plenare, për të cilat Konferenca e Kryetarëve ka vlerësuar, duke e përcaktuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, se duhet bërë transmetimi i tyre i plotë.

Ky shqetësim u ngrit në Kuvend edhe nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Pas reagimeve të opozitës, TVSH është tërhequr nga vendimi, ndërsa ka lejuar marrjen e sinjalit edhe nga televizionet e tjera, ashtu si në çdo seancë plenare.

Lidhur me këtë ngjarje, reagoi ish-kryeministri Berisha, i cili e cilësoi këtë një akt të rëndë.

“Ndërprerja e sinjalit nga TVSH për mediat të cilat në vite kanë përcjellë ditë e natë punimet e parlamentit përben një atentat të rënde dhe akt prej xhelati të Këllcit të zi dhe Ramës të zi. Ky vendim është vepër e Edi Ramës. Jam këtu për të dënuar këtë akt të papranueshëm në një vend të lirë. Vetëm ai që ka frikë nga 2.4 mln vota dhe abstenime që ndien neverinë dhe përçmimin e qytetarëve shqiptarë mund të marrë një veprim të tillë. Iu bëj thirrje gazetarëve të bëjnë dhe ata format e protestës duke konsideruar edhe ‘blackout’ total të qeverisë. Akti i turpshëm i pashembullt, këtë mund ta imagjinojnë vetëm mendje të sëmura që iu kthehen kohërave më të zeza të Shqipërisë apo regjimeve totalitare”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë, ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili tha Kuvendi është kthyer në sekt ku mohohet edhe fjala e lirë:

“Jemi në rrugën e asfiksimit e mbylljes së parlamentit, e kthimit të tij në një tempull pa gojë ku sa të jetë e mundur më shumë duhet që në sy të qytetarëve të mos hyjnë diskutimet. Ka bërë gjithçka për ta kthyer parlamentin në një sekt që nuk flet, ku fjala nuk shpërndahet. Atentati më i madh është errësimi i sinjalit, errësimi i fjalës për media shumë të rëndësishme, dritare të qytetarëve.

Për këtë qeveri jemi kthyer si në vitin ’97, ku kishim vetëm TVSH-në, atëherë kemi pasur 26 majin, patëm 25 qershorin, tani erdhi koha e një media të vetme. Kapja e tij etj etj janë komente të tepërta. Erdhi dita t’u mbyllë gojën mediave të kazanit. Fundi i fjalës së lirë në Shqipëri, opinioni publik duhet të përgatitet për një qëndrim të ri. TVSH kontrollohet nga shkollëpaku Edi Rama”, tha Vasili.

Reagon Ruçi: Rregullorja e kuvendit detyron RTSH të transmetojë disa seanca të plota që janë përcaktuar siç janë pyetjet, interpelancat, mocionet e debatit, përbërja dhe miratimi i programit. Seanca te tjera, TVSH është e detyruar që me kërkesë të konferencës së kryetarëve ti transmetojë të plota dhe në oraret i thotë Kuvendi. Kaq kemi përcaktuar deri tani. Nëse ka ndonjë mosmarrëveshje mes TVSH dhe kanaleve të tjera private këto janë çështje që zgjidhen në rrugë të tjera dhe jo në seancën e parlamentit.

Tags: bllokon sinjalinkuvendseanca plenaretransmetimiTVSH

TË LIDHURA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

20:56 | 06/10/2025
Next Post
“Këndi i librave” në Prishtinë, librashitësit ambulantë pajisen me kioska

“Këndi i librave” në Prishtinë, librashitësit ambulantë pajisen me kioska

Kriza e autoritetit të elitës perëndimore

Kriza e autoritetit të elitës perëndimore

Ndërpreu sinjalin për televizionet, drejtori i RTSH-së: Të lidhin kontratë, ose…

Ndërpreu sinjalin për televizionet, drejtori i RTSH-së: Të lidhin kontratë, ose...

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com