Kryeministri Rama paralajmëroi mediat për të hequr nga transmetimi reklamat për kazinotë dhe bastet sportive. Nëse nuk zbatohej ky urdhër, do të ndërhynte AMA, me masa ndëshkuese, ndërsa portalet do të mbylleshin. Duket se ky ultimatum nuk ka shkuar në vesh të shurdhër. Përmes një njoftimi për mediat, AKEP njoftoi se të gjitha portalet kishin hequr vullnetarisht reklamat e kompanive të basteve.
I vetmi nga televizionet i cili duket se ka shpërfillur këtë paralajmërim të kryeministrit, është Televizioni Publik. Pak minuta para nisjes së transmetimit të ndeshjes Shqipëri-Jordani, TVSH transmetoi një reklame të një prej kompanive të basteve.
Mesa duket, drejtori i emëruar nga vetë kryeministri nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin e bërë nga Rama. Fotot në fjalë janë bërë pak para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Jordani.