Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Turqia “sulmon” Greqinë, Athina vihet në alarm

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha

Gati si njoftim rutinë duket reagimi i ministrisë së Jashtme greke të enjten: “Sulmet kibernetike neutralizohen menjëherë nga instancat kompetente. Në asnjë moment nuk u nxor jashtë shërbimit faqja e internetit të ministrisë”, thuhet në mënyrë lapidare. Çfarë pati ndodhur?

Një ditë më parë grupi i hakerëve turq Akincilar (në shqip: sulmuesit) pati sulmuar sipas të dhënave të veta faqen e internetit të ministrisë së Jashtme të Athinës dhe pati publikuar veç kësaj një video, që e dokumenton aksionin e tij.

Më parë qe depërtuar edhe në faqen e internetit të agjencisë greke të lajmeve ANA. Sindikata e gazetarëve të Athinës, ESIEA e dënoi me ashpërsinë më të madhe sulmin dhe veç kësaj shprehu solidaritetin me gazetarët turq, që luftojnë për lirinë e shtypit në vendin e tyre.

Në stacionin televiziv Skai hakerët turq deklaruan nga ana e tyre se sulmet kibernetike janë një përgjigje për refuzimin nga Athina për të dorëzuar oficerët turq, të cilat u arratisën në korrik 2016 në Greqi.

“Ne jemi aktivë kundër forcave, të cilat rrezikojnë unitetin tonë nacional. Për aq kohë sa Greqia i përmbahet linjës së saj të sotme, sulmet do të vazhdojnë”, thotë një anëtar i grupit të hakerëve. Në Athinë vrasin mendjen për identitetin e hakerëve.

“Unë mendoj se nuk kemi të bëjmë me qytetarë të thjeshtë, por me agjentë të shtetit turk. Kjo është fare e qartë”, beson Angelos Syrigos, politolog dhe ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të Athinës.

Frikë nga sulme të tjera

Ende nuk ka dëshmi që pas sulmeve të hakerëve janë struktura të organizuara, mendon Jorgos Tzogopoulus, docent për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakës.

Megjithatë, qeveria greke do të bënte mirë që ta rrisë vëmendjen për temën e sigurisë kibernetike.

“Si në BE, ashtu edhe në SHBA kjo temë gëzon prioritet, qoftë edhe për shkak të shtimit të aktiviteteve të Rusisë në rrjet”, paralajmëron politologu në bisedë me DW.Hakerët grekë duan ta kthejnë sulmin

Dhe pa humbur kohë të enjten thuhet se ka pasur një kundërgoditje. Hakerë grekë të Anonymous sipas të dhënave të tyre sulmuan serverin e Türk Telekom dhe bllokuan me orë të tëra faqen e internetit të stacionit 24TV Live. Pak para zgjedhjeve në Turqi sulmet do të vazhdojnë, deklaruan hakerët grekë./Deutsche Welle

Tags: alarmAthinaGreqinësulmonTurqiavihet

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, Meta, Rama e Ruçi bëhen bashkë. Detajet që nuk u panë (FOTOT)

Përleshje te Varrezat e Dëshmorëve/Kërcet huri për “Enver Hoxhën”

Përleshja te Varrezat e Dëshmorëve/Basha: Enverin do ta ndalojmë me ligj  







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

by mirseda
11:07 | 09/06/2026
0

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dalë më një deklaratë zyrtare për protestat që po zhvillohen në vend...

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com