Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka kërkuar nga Shqipëria të mbyllë të gjithë institucionet, të cilat kanë lidhje me organizatën e FETO-s.
Ministri turk apeloi ndaj strukturave shtetërore shqiptare, që të largojnë nga çdo institucion anëtarët e kësaj organizate, pasi sipas tij, ajo përbën rrezikshmëri të lartë edhe për Shqipërinë.
“Falë guximit dhe urtësisë së presidentit të Turqisë, u bllokua grushti i shtetit. Sikur të kishte fituar ai grusht, e dini se çfarë mund të ndodhte. Ata kanë përdorur shumë mirë sistemin arsimor, dhe kanë hyrë në institucione. Sigurisht kjo është organizatë e rrezikshme, e dimë se këtu kemi anëtarë të FETO-s.
Në dëshirojmë dhe presim të mbyllen institucione anti-turke në Shqipëri. Kjo organizatë është një kërcënim tepër serioz edhe për Shqipërinë, dhe ata mund të bëjnë çdo gjë. Ti harrojmë 251 dëshmorët. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria, këtë presim edhe nga ju”, tha ai.