Pas festës së kualifikimit në turin e dytë, skuadrat shqiptare, nga Teuta, Laçi e Kukësi për të vijuar me Renovën, ëndërrojnë që të ndeshen me emra të mëdhenj të futbollit europian.
Mes kundërshtarëve të mundshëm, sipas koeficientëve të UEFA-s, janë Milan, Tottenham, Basel, Wolfsburg, Gallatasaray, por edhe një tjetër duel i zjarrtë me serbët e Partizanit të Beogradit.
Edhe Shkëndija e Tetovës, duke qenë në vazon e skuadrave favorite, mund të jetë një kundërshtar i mundshëm, çka do të rezervonte një derbi shqiptar në turin e dytë të Europa League, shkruan “A2”.