Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tufa me para brenda valixhes në Rinas, ja shuma e sekuestruar

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tufa me para brenda valixhes në Rinas, ja shuma e sekuestruar

Një shtetas kinez, me banim të përkohshëm në Tiranë, është arrestuar në aeroportin “Nënë Tereza” nga Policia Kufitare e Rinasit.

43-vjeçari me iniciale J.L. nuk kishte deklaruar në kufi një shumë të madhe parash. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në valixhen e dorës dhe në trup 80 mijë Euro, 76 mijë Lekë dhe 2900 jen kinez. Shuma e konsiderueshme e parave nuk ishin deklaruar dhe tentoi t’i kalonte fshehurazi në kufi.

Gjithashtu, në bagazhe kishte fshehur edhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Ai u arrestua për veprën penale kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe mosdeklarim në kufi të të hollave apo sendeve me vlerë.

Gjatë vitit 2018, Policia Kufitare e Rinasit ka goditur 13 raste të mosdeklarimit të parave.

Njoftimi i policisë

Rinas

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë

Sekuestrohen 80 mijë euro, 2900 jen kinez, si dhe 76.000 lekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan edhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale.

Arrestohet në flagrancë një shtetas kinez për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Policia Kufitare e Rinasit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave të përbashkët me Degën e Doganës Rinas, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez.

Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Shtetasi J.L, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar 179/a i Kodit Penal.

Gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.

TË LIDHURA

Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet
Ekonomi

Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet

12:41 | 13/10/2025
Mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve, Rama batuta me Presidenten e KE
Politikë

Mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve, Rama batuta me Presidenten e KE

12:37 | 13/10/2025
Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje
Aktualitet

Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje

12:34 | 13/10/2025
Next Post
Zbulohet diamanti me përmasa më të mëdha në Amerikën e Veriut

Zbulohet diamanti me përmasa më të mëdha në Amerikën e Veriut

Pankartat e partive në protestë, studentët i grisin dhe u vënë flakën

Banorët e Unazës së Re i bashkohen protestës së studentëve

Besjana Lushaj i “çjerri maskën”, reagon Taulant Muka: Ke fakte, silli se do i publikoj vetë!

Besjana Lushaj i "çjerri maskën", reagon Taulant Muka: Ke fakte, silli se do i publikoj vetë!







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet
Ekonomi

Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet

by mirseda
12:41 | 13/10/2025
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi këtë të hënë raportin vjetor të vitit 2024, në...

Mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve, Rama batuta me Presidenten e KE

Mbahet në Tiranë Forumi i parë i Investimeve, Rama batuta me Presidenten e KE

12:37 | 13/10/2025
Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje

Mbahet sot gjyqi për Berishën dhe Malltezin, prokurori Kraja: S’ka shkelje

12:34 | 13/10/2025
“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit

“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit

12:31 | 13/10/2025
“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana.

“Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana.

11:56 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com