Kryeministri grek, Aleksis Tsipras u ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë maqedonasve për procesin e hapjes së negociatave më BE-në. Tsipras theksoi se negociata dypalëshe me shtetin e Maqedonisë janë në zhvillim e sipër, por la të kuptohet se nga mënyra si do zhvillohen këto negociata do ndikoje drejtpërdrejtë në hapjen apo jo të negociatave më BE-në për këtë shtet.
Tsipras kërkon që shteti i Maqedonisë të shkëpusë çdo lloj lidhjeje me emrin e “Aleksandrit të Madh” dhe historinë e tij. Këtu kemi parasysh heqjen e emrit të “Aleksandrit të Madh” nga aeroporti i Shkupit, por dhe të gjitha statujave të e “Aleksandrit të Madh” në Maqedoni(lajmin e plotë lexoje këtu).
“Qëndrimi ynë është konstant. Hapja e negociatave për anëtarësim me këto dy vende do të jetë e mundur vetëm nëse do të përmbushen gjithë kushtet dhe kriteret e dakorduara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri grek Tsipras në takimin homologët e tij në samitin e Bashkimit Evropian, mbi negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Shefi i qeverisë greke u ndal më gjatë në çështjen e Maqedonisë, nisur dhe nga fakti që ministri i jashtëm grek ishte në Shkup për takime me palën maqedonase dhe shqiptarët e atjeshëm.
“Posaçërisht me Shkupin kërkojmë një kompromis të ndershëm, që do të jetë i dobishëm jo vetëm për të dy vendet, por edhe për Evropën në tërësi”, tha Tsipras.
Kryeministri grek theksoi se do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme samiti i Sofies për Ballkanin perëndimor që do të mbahet në muajin maj, ndërsa shtoi se edhe në samitin e radhës të qershorit, do të diskutohet për zgjerimin e BE-së.