Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump po “shkrumbon” Jerusalemin për Shtëpinë e Bardhë  

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Trump po “shkrumbon” Jerusalemin për Shtëpinë e Bardhë  

Nga Bernard Guetta, “Internazionale”/Në këtë botë ka motivime për gjithçka, madje edhe për çmenduritë më të rrezikshme. Transferimi i menjëhershëm i ambasadës amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jerusalem, që Donald Trump e shpalli zyrtarisht dje, lidhet kryesisht me hetimin mbi ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të shkuar.

Ekipi i prokurorit Mueller, nuk është ende në gjendje të konfirmojë një përfshirje personale të kandidatit Trump, në kontaktet midis shtabit të tij të fushatës zgjedhore, dhe njerëzve të Kremlinit. Nuk ka “pistoleta që nxjerrin tym”, siç thuhet në zhargonin e përditshëm në Shtetet e Bashkuara, apo prova që mund të gozhdojnë presidentin, dhe të rrezikojnë mandatin e tij.

Por rrethi përreth Trump po shtrëngohet aq shumë, saqë presidenti po përpiqet të kompaktësojë bazën e tij elektorale, për të bindur shumicën republikane në Kongres, që të mos i kthejë shpinën në rast se presidenca e tij do të jetë në rrezik.

Në këtë moment, është nën hetim e fushata elektorale e Trump, duke filluar që nga gara paraprake brenda Partisë Republikane, gjatë së cilës ai luftoi kundër partisë së tij po aq fort, sa edhe kundër demokratëve. Historia e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Izrael, dhe zhurma që ajo ka shkaktuar në arenën ndërkombëtare, i shërben presidentit për të mobilizuar votuesit, që në të kaluarën e lejuan atë të mposhtë kundërshtarët e tij.

Trump dëshiron ta bëjë të qartë se edhe pse ka kundër gjithë botën, nga aleatët evropianë, mediat kryesore, republikanët në Kongres, ushtarakët dhe diplomatët amerikanë, ai ka ndërmend t’i mbajë premtimet e tij, duke përfshirë edhe njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e ri të Izraelit, duke e vendosur aty ambasadën amerikane.

Shumëkush mund të pyesë, se çfarë interesi ka ky transferim për votuesit amerikanë. Ndonëse mund të duket e çuditshme, kjo është një çështje jetike për një pakicë vendimtare zgjedhësish nga pikëpamja elektorale, e përbërë nga protestantët amerikanë, të quajtur “sionistët e krishterë”.

Pak të njohur jashtë Shteteve të Bashkuara, këta fundamentalistë janë të bindur se krijimi i Izraelit, nuk është gjë tjetër veçse përmbushja e profecive të Biblës, dhe se Krishti do të rikthehet në Tokë vetëm kur Izraeli të ketë kufijtë e tij hyjnorë, me Jerusalemin si kryeqytetin e tij.

E gjitha kjo do të dukej si diçka për t’u shkulur gazit, po të mos ishte e vërtetë se pa këta fanatikë, Donald Trump nuk do të mund të fitonte presidencën, dhe se falë tyre do të donte të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë. Pra, këto janë arsyet që qëndrojnë pas një vendimi, që shpërfill 3 rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi statusin e Jerusalemit.

Por cilat do të ishin pasojat e një zgjedhjeje të tillë? Mund të shohim protesta në vendet myslimane (që kanë nisur që dje në shumë vende), dhe afrimi i vazhdueshëm midis Izraelit dhe kryeqyteteve sunite kundër armikut të përbashkët iranian, mund të bëhet një proces më i fshehtë.

Por nuk është ky problemi kryesor. Tragjedia është se kjo zgjedhje e Donald Trump, do t’i privojë Shtetet e Bashkuara nga mundësia e ndërmjetësimit në konfliktin izraelito-palestinez, ku Uashingtoni do të ishte i vetmi në gjendje për të gjetur një zgjidhje.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: “shkrumbon”Donald TrumpJerusaleminOKBShtëpinë e Bardhë

TË LIDHURA

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump, 2 orë me Putin në telefon: Takohemi në Budapest për fundin e luftës në Ukrainë

21:35 | 16/10/2025
Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën
Bota

Ministri i Jashtëm i Izraelit ndan lajmin: Kalimi kufitar i Rafah-ut do të hapet të dielën

20:47 | 16/10/2025
Izrael, 2-vjetori i sulmit të Hamas: Netanyahu thotë se 90% e banorëve janë rikthyer
Bota

Izrael, 2-vjetori i sulmit të Hamas: Netanyahu thotë se 90% e banorëve janë rikthyer

19:13 | 16/10/2025
Next Post
“Milani i madh” vetëm histori, Rijeka e mposht me lehtësi (Video)

“Milani i madh” vetëm histori, Rijeka e mposht me lehtësi (Video)

Ronaldo: Falënderoj shokët e skuadrës, pa ata nuk do isha këtu

Ronaldo: Falënderoj shokët e skuadrës, pa ata nuk do isha këtu

Demarkacioni/Veseli: S’humbasin territor, Kosova peng i “folklorizmave”

Demarkacioni/Veseli: S’humbasin territor, Kosova peng i "folklorizmave"







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com