Presidenti amerikan, Donald tramp tha se koha që të njohim Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Ai tha se po nisin përgatitjen për të lëvizur ambasadën nga Televivi në Jerusalem. Do të punojnë arkitektet dhe specialiste.
“Po nis përgatitjen për të lëvizur ambasadën nga Telavivi në Jerusalem. Do të punojnë arkitektet dhe specialiste. Ne duam një marrëveshje të madhe mes Izraelit dhe Palestinezëve . Të dy këto çështje do të zgjidhen mes palëve. SHBA është e mbështetje që të zgjidhet sa më mirë kjo. SHBA do të mbështesë një zgjidhje mes të dyja palëve.
Me veprimin e sotëm unë riafirmojë se administrata ime është e vendosur për paqen. Ne do të mbërrijmë tek paqja në një vend që do të ketë një bashkëpunim më të madh. Ky kryeqytet duhet të udhëheq paqen dhe jo të në rikthej tek konfliktet e vjetër.
Ky rajon shumë i pasur me kulturë dhe histori, njerëzit janë të shkëlqyer. E ardhmja e këtij vendi është drejt paqes dhe jo konflikteve. Mike Pence do të udhëtojë në Lindjen e Mesme, që të bind liderët që të mbyllim radikalizmin dhe ti lëmë kohën paqes.
Është koha për zërat e rinj dhe të moderuar për një të ardhme më të mirë. Pra të kemi një mundësi për të gjitha palët, një mundësi paqeje dhe bashkëpunimi. Të hapim zemrat dhe mendjen. Iu bëj thirrje të gjithë aleatëve politikë dhe fetarë në Lindjen e Mesme t’i bashkohen nismës së ShBA-së për një paqe të gjatë dhe të përhershme. Zoti e bekoftë Jerusalemin, zoti i bekoftë palestinezët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Trump.