Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump ndjekës i Obamës për politikën e jashtme

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump ndjekës i Obamës për politikën e jashtme

Shtatë muaj pasi erdhi në Shtëpinë e Bardhë, po shfaqet në konture të përgjithshme politika e jashtme e presidentit Trump. Gjatë fushatës, Donald Trumpi pat thënë se do të kishte ndryshime të thella në mënyrën si do të trajtohet politika e jashtme nën administratën e tij. Por shumë ekspertë thonë se në çështje të rëndësishme si Afganistani, Siria dhe Koreja e Veriut, zoti Trump ka vazhduar të njëjtat politika si paraardhësi i tij, Barak Obama.

Presidenti Trump është shprehur se ka ndryshuar mendje lidhur me tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke u zotuar për një shtim trupash për të ndihmuar qeverinë afgane. Por ai këmbëngul se plani i tij ndryshon nga politikat e 16 vjetëve të fundit:

“Ne jemi vend partner dhe mik, por nuk do u diktojmë afganëve si të jetojnë, apo si të qeverisin shoqërinë e tyre komplekse. Nuk do të ndërtojmë, ne, shtetin për ta. Ne vetëm po vrasim terroristët”.

Zoti Trump bëri fushatë nën parullën “Amerika në plan të parë”, por disa ekspertë theksojnë se kjo nuk nënkupton që Amerika po braktis rolin udhëheqës në arenën botërore.

“Ka tre rajone kritike në botë ku interesat amerikane e kërkojnë të ketë stabilitet: Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia. Kemi vërejtur një vëmendje të madhe në të tria këto rajone. Nuk bëhet fjalë për tërheqje të prezencës amerikane. Ka rëndësi që fuqia amerikane të jetë e pranishme, jo vetëm në formë ushtarake, por edhe ekonomike e diplomatike,” – thotë analisti James Carafano i Fondacionit “Heritage”.

Ideja e përdorimit të formave të ndryshme të fuqisë amerikane është përqafuar më parë edhe nga presidentë të tjerë amerikanë, por ekspertët thonë se Presidenti Trump ndryshon, pasi nuk po mbështetet shumë tek tregtia, aleancat apo institucionet ndërkombëtare.

“Do ta përkufizoja si një strategji nacionaliste, që vë Amerikën në plan të parë, por që shmang skenare të rrezikshme,” thotë Aaron David Miller i Qendrës “Wilson”.

Presidenti Trump jo vetëm që ka folur për një fokus më të ngushtë në politikën e jashtme, por edhe ka ndjekur një vijë më të paqartë. Analistët i ndjekin me vëmendje komentet e tij në Twitter, por shpesh mbesin të konfuzuar. Sinjalet kryesore vijnë nga njerëzit që ka zgjedhur në kabinetin e tij:

“Më duket i paparashikueshëm, prandaj politika e jashtme amerikane ka hyrë në një etapë të panjohur. Por ekipi që ka rrotull: Sekretari i Mbrojtjes, Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Kombëtare, mendoj se ata po përpiqen ta mbajnë politikën e jashtme brenda disa kufijve konvencionalë,” thotë Brian Katulis i Qendrës për Përparim Amerikan.

Analisti Katulis në komentet për Zërin e Amerikës shpreh shqetësim se gjatë 15 viteve të fundit ka pasur një prirje për militarizimin e politikës së jashtme amerikane me rritje të madhe të buxhetit të Pentagonit dhe me shtimin e rolit të ekipeve speciale dhe dronëve gjatë administratave Bush dhe Obama. Kjo prirje duket se vazhdon edhe nën Presidentin Trump.

Tags: e jashtmei Obamësndjekespër politikënTrump

TË LIDHURA

Rëndohet bilanci/ Shkon në 104 numri i personave që humbën jetën pas sulmeve izraelite në Gaza
Bota

Rëndohet bilanci/ Shkon në 104 numri i personave që humbën jetën pas sulmeve izraelite në Gaza

12:01 | 29/10/2025
U goditën shtëpi, shkolla, dhe blloqe banimi/ 50 persona humbin jetën nga sulmet izraelite në Gaza
Bota

U goditën shtëpi, shkolla, dhe blloqe banimi/ 50 persona humbin jetën nga sulmet izraelite në Gaza

09:57 | 29/10/2025
Trump merr dhuratë një kurorë në Korenë e Jugut, zotohet të ulë tensionet mes Seulit dhe Phenianit
Bota

Trump merr dhuratë një kurorë në Korenë e Jugut, zotohet të ulë tensionet mes Seulit dhe Phenianit

09:22 | 29/10/2025
Next Post
Kadare, Enver Hoxhës: Motra ime depresive, e qortova ashpër se foli kundër partisë

Gjeniu shqiptar u vjedh zemrat serbëve, Kadare pushton libraritë

Nga ngjyra e buzëve përcaktohen disa probleme në trup

Nga ngjyra e buzëve përcaktohen disa probleme në trup

Kosovë/ PAN dhe AKR arrijnë marrëveshje

Kosovë/ PAN dhe AKR arrijnë marrëveshje







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri17-19nëntor
Politikë

Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri17-19nëntor

by mirseda
12:05 | 29/10/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar...

Rëndohet bilanci/ Shkon në 104 numri i personave që humbën jetën pas sulmeve izraelite në Gaza

Rëndohet bilanci/ Shkon në 104 numri i personave që humbën jetën pas sulmeve izraelite në Gaza

12:01 | 29/10/2025
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Spostohen kryekomisarët, emërohen drejtuesit e rinj

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Spostohen kryekomisarët, emërohen drejtuesit e rinj

11:59 | 29/10/2025
U arrestua në mes të Tiranës me arsenal a*mësh! Eugert Sinos, policia i bllokoi automjetin

U arrestua në mes të Tiranës me arsenal a*mësh! Eugert Sinos, policia i bllokoi automjetin

11:56 | 29/10/2025
Vjosa Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve

Vjosa Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve

10:35 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com