Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump: Mezi pres takimin e dytë me Putinin! Do t’i tregojë ‘vendin’ apo tjetër bashkëpunim?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Trump: Mezi pres takimin e dytë me Putinin! Do t’i tregojë ‘vendin’ apo tjetër bashkëpunim?

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një klimë komentesh të zhurmshme që shkaktoi samiti i tij i parë këtë javë me presidentin e Rusisë, la të kuptohet se ai mund të takohet përsëri me Vladimir Putinin.

Zoti Trump, duke komentuar në Twitter, e quante samitin e së hënës në Helsinki “një sukses të madh, përveç armikut të vërtetë të popullit, mediat e lajmeve të rreme”.

“Mezi pres takimin tonë të dytë, që të fillojmë zbatimin e disa prej shumë çështjeve të diskutuara, duke përfshirë ndalimin e terrorizmit, sigurinë për Izraelin, mospërhapjen e armëve bërthamore, sulmet kibernetike, tregtinë, Ukrainën, paqen në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut dhe më shumë …” shkruante Presidenti Trump. Në një tjetër cikël komentesh të enjten në mëngjes, presidenti amerikan akuzonte mediat kryesore të vendit se ishin “të dëshpëruara për të parë një konfrontim të madh me Rusinë, madje një konfrontim që mund të çonte në luftë”.

Nga ana e tij, Presidenti Putin po fajëson forcat politike brenda Shteteve të Bashkuara se u përpoqën për të minuar samitin e tij me homologun amerikan.

Në komentet e para publike lidhur me takimin e tij me Presdentin Trump, zoti Putin u tha diplomatëve rusë: “Ne shohim se ka forca në Shtetet e Bashkuara të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë sipas qejfit marrëdhëniet ruso-amerikane, t’i sakrifikojnë ato për ambiciet e tyre në një betejë të brendshme politike në Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti rus tha se do të ishte “naive të mendohet se problemet” midis superfuqive më të mëdha bërthamore në botë “do të zgjidheshin brenda pak orësh”. Por ai tha se “rruga drejt ndryshimeve pozitive ka filluar gjithsesi. Është e rëndësishme që më në fund u arrit të bëhej një takim në shkallë të plotë, duke na lejuar që të flasim drejtpërdrejt dhe do të shohim se si gjërat do të ecin më tej”.

Zoti Putin gjithashtu la të kuptohet se bisedimet e së hënës çuan në “marrëveshje të dobishme”. Nga Shtëpia e Bardhë apo nga zyrtarë të tjerë të administratës nuk ka pasur hollësi për ndonjë marrëveshje të tillë.

​Zëri i Amerikës u kërkoi zyrtarëve të shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë të komentonin mbi pohimin e zotit Putinit në lidhje me marrëveshjet e përmendura prej tij, por deri tani nuk ka patur një përgjigje.

Presidenti Trump u dënua gjerësisht nga figura të ndryshme politike amerikane, nga kolegë të tij republikanë dhe nga demokratë të opozitës, për ato që tha në konferencën e përbashkët të shtypit ditën e hënë në Helsinki me zotin Putin, ku e vuri veten në anën e presidentit rus i cili mohoi që Moska kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 për të ndihmuar fitoren e zotit Trump.

Komentet e tij binin ndesh me përfundimet e komunitetit amerikan të zbulimit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje.

Pas kthimit nga udhëtimi i tij një javor në Evropë, Presidenti Trump i mori mprapsht pohimet e tij, duke thënë se ndërsa pranon që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje, fushata e tij nuk pati ndonjë bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.

Në një intervistë të mërkurën, Presidenti Trump tha për rrjetin CBS News se ai i deklaroi Putinit që Rusia nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të SHBA.

Kirsten Nielsen, sekretare e Departamentit të Sigurisë së Vendit, tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitura për një orvatje ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e këtij viti, duke shtuar se nuk ka dyshim që Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Por ajo shtoi se ajo nuk kishte “parë ndonjë dëshmi se përpjekjet për të ndërhyrë në infrastrukturën zgjedhore të SHBA ishin bërë për të favorizuar ndonjë parti të caktuar”.

Një raport i Komisionit të Senatit për Zbulimin i lëshuar dy javë më parë mbështeste përfundimin e tre agjencive amerikane të zbulimit se Rusia u përpoq të ndihmonte zotin Trump, kandidati i Partisë Republikane, të fitonte zgjedhjet, shkruan voa.

Në një njoftim të ri, gazeta New York Times shkruante se zyrtarët kyç të sigurisë kombëtare në administratën e ish-Presidentit Barak Obama i paraqitën zotit Trump një raport të plotë mbi shkallën e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet dy javë përpara se Trump të merrte detyrën, duke veçuar rolin e drejtpërdrejtë të Presidentit Putin në këtë ndërhyrje.

Tags: bashkepunime dytëMezipresPutinintakimintjetertregojëTrumpvendin

TË LIDHURA

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

22:52 | 01/10/2025
Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit
Bota

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën
Bota

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

20:22 | 01/10/2025
Next Post
“Do të merrja një pistoletë dhe do t’i vrisja të gjithë këta njerëz”

“Do të merrja një pistoletë dhe do t’i vrisja të gjithë këta njerëz”

(Video) Polici ndjek këmba-këmbës kriminelët në Las Vegas, vret njërin prej tyre

(Video) Polici ndjek këmba-këmbës kriminelët në Las Vegas, vret njërin prej tyre

(Video) Ja ndryshimi mes njerëzve të lumtur dhe të palumtur

(Video) Ja ndryshimi mes njerëzve të lumtur dhe të palumtur

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com