Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Trump i la liderët evropianë duke kruar kokat e tyre

9 vjet ago
in Të Gjitha
Trump i la liderët evropianë duke kruar kokat e tyre

Sweden's foreign minister Carl Bildt and German foreign minister (not in picture) speak during a joint press conference after a meeting at the foreign ministry in Berlin on January 8, 2014 . AFP PHOTO / ODD ANDERSEN (Photo credit should read ODD ANDERSEN/AFP/Getty Images)

Carl Bildt, “Washington Post”/Ndërsa avioni “Air Force One” u nis nga Brukseli, dhe Presidenti Trump u drejtua për në Siçili për të marrë pjesë në samitin e G7-ës, për zhvillimin e beteja të reja kundër konsensusit global mbi tregtinë dhe ndryshimet klimatike, liderët evropianë qenë më të hutuar se kurrë mbi atë se ku po shkon SHBA-ja e tij.

Muajt e mëparshëm kemi parë përpjekje të njëpasnjëshme për garanci. Zëvendëspresidenti Pence dhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis qenë të qartë në përpjekjet e tyre për të shpjeguar, se Shtetet e Bashkuara mbeten një partnere dhe aleate e besueshme.

Dhe audienca evropiane i dërgoi, tundi kokën dhe tha mirë. Por, do të qe më mirë që ato fjalë të dëgjoheshin nga njeriu që drejton Zyrën Ovale. Pritshmëritë para se Trump të mbërrinte në Bruksel ishin dukshëm të ulëta. Çdo gjë ishte përshtatur për përpjekjet siguruese se nuk do të ndodhnin incidente të mëdha. Takime të shkurtra. Fjalë të bukura. Sigurisht asnjë përplasje në media.

Dhe pati aspekte të mira. Ai u kthye në selinë e Bashkimit Evropian – që u kishte marrë disa kohë paraardhësve të tij. Dhe hoqi dorë nga deklarimi publik, se si NATO ashtu edhe BE-ja janë të vjetruara apo të gabuara. Në bazë të standardeve të këtyre ditëve, ky qe ndoshta edhe një sukses të vogël. Por, përtej kësaj, e gjitha ishte mjaft konfuze dhe paksa shqetësuese.

Ajo që pritej nga shfaqja e tij me liderët e tjerë të NATO-s, ishte një angazhim i qartë ndaj Nenit nr 5, mbi klauzolën e mbrojtjes së përbashkët, që është thelbi i vërtetë i aleancës. Dhe nuk mund të besohet se ai nuk e dinte këtë. Trump ka një ekip kompetent të sigurisë kombëtare, që pothuajse me siguri ia ka bërë të qartë këtë.

Ky është një dështim, nëse kihet parasysh se çfarë kanë thënë të gjithë presidentët e mëhershëm të SHBA-së që nga viti 1948 mbi aleancën. Në vend të kësaj, Trump kritikoi ashpër udhëheqësit evropianë pse nuk shpenzojnë më shumë në mbrojtje, duke pretenduar se ata “i detyrohen” NATO-s “shuma të mëdha parash” nga vitet e kaluara.

Ai duhet të kishte theksuar se shpenzimet evropiane mbi mbrojtjen janë qartazi në rritje, dhe se kjo ka të bëjë me mbrojtjen territoriale, me Rusinë dhe nenin 5. Me pak fjalë: Liderët evropianë të marrin seriozisht funksionet thelbësore të NATO-s. Ndoshta më seriozisht se sa vetë Trump.

Pas takimeve të Trump me drejtuesit e BE-së, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh troç se nuk qe i sigurt se ai dhe presidenti amerikan ishin në të njëjtën mendje lidhur me Rusinë. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për çështjet që vështirë se janë më pak të rëndësishme të tregtisë dhe ndryshimeve klimatike.

Nëse Presidenti rus Vladimir Putin është vërtetë një djalë i tillë dashamirës, dhe Neni 5 nuk ia vlen realisht të respektohet, dikush mund të pyesë pse kemi nevojë për të gjithë këto miliarda dollarë shtesë për mbrojtjen. Ekziston një mospërputhje e dukshme dhe e qartë, në mesazhin që është duke përçuar Trump.

Është sigurisht e vërtetë, se shpenzimet evropiane mbi mbrojtjen, kanë qenë në një trajektore rënëse gjatë dekadave të menjëhershme post-sovjetike, dhe është gjithashtu e vërtetë se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë se aleatët evropianë.

Por, është po aq e vërtetë se përpjekjet amerikane të mbrojtjes në zonën e NATO-s, kanë qenë të zvogëluara, me bazat në Evropë që mbahen kryesisht si platforma për operacionet në zona të tjera, dhe është sigurisht e vërtetë se shpenzimet e mbrojtjes së SHBA, kanë qenë dukshëm më të mëdha për zonat e tjera jashtë NATO-s.

Administrata Trump është ende një “luftanije” në testim e sipër, me një fare konfuzioni të konsiderueshëm në bord, dobësi të dukshme në projektim, dhe me ujërat që ndryshojnë shpesh. Udhëheqësit aziatikë janë ende duke e marrë veten nga braktisja e marrëveshjes të tregtisë së Partneritetit Trans-Paqësor.

Pas vizitës në Bruksel – me pasiguritë mbi tregtinë, ndryshimet klimatike dhe Nenin 5 – udhëheqësit evropianë po kruajnë kokat e tyre, dhe pyesin se për ku po shkon SHBA. Tusk ishte shumë i qartë në komentet e tij, pas bisedës që zhvilloi me Trump. Marrëdhënia duhet të bazohet “më së pari tek vlerat dhe parimet… dhe jo vetëm tek interesat”. Por, kishte natyrisht – përveç luftës kundër terrorizmit – një konfuzion, si në lidhje me vlerat ashtu edhe interesat.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: liderët evropianëTrump

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Kur çekët hodhën politikanët e tyre nga dritaret e zyrave

Kur çekët hodhën politikanët e tyre nga dritaret e zyrave

Shehi: Topalli po gabohet me deklaratat, Bashës i janë turrë të gjithë

Shehi: Topalli po gabohet me deklaratat, Bashës i janë turrë të gjithë

Shtypi i ditës, 3 qershor 2017

Shtypi i ditës, 3 qershor 2017







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com