Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump kërkon ta “heqë qafe” strategun Stephen Bannon

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Bannon, sipas informacioneve të medieve ndoshta ndodhet pak para shkarkimit. Si shkak shihen deklaratat e Presidentit Trump për dhunën ekstremiste të djathtë në Virginia.

Sipas informacioneve të kanalit televiziv CNN, John Kelly, shefi i ri i shtabit në Shtëpinë e Bardhë dëshiron ta heqë qafe sa më parë Stephen Bannon-in. Këtë e bënë të ditur në kushte anonimiteti një bashkëpunëtor aktual dhe një bashkëpunëtor i larguar i Presientit. Kanali televiziv, CBS madje përcaktoi edhe një kornizë kohore. Ai raportoi duke iu referuar një burimi, që nuk e përmendi, se Bannon mund të largohet nga posti që në fund të javës.

Shkak është kritika e Presidentit të SHBA, Donald Trump ndaj dhunës ekstremiste të djathtë në Virginia. Vetëm pas presionit masiv nga brenda dhe jashtë vendit u distancua Trumpi nga dhuna ekstremiste e djathtë në Charlottesville. Dy ditë më parë ai deklaroi vetëm se për dhunën janë përgjegjëse “shumë palë”. Kjo i solli atij ndër të tjera kritikë të ashpër edhe nga kampi i tij.

Bannon thuhet se ka kontakte me organizata të djathta

Shumë shohin pas deklaratave fillimisht ngurruese të Presidentit të SHBA dorëshkrimin e kryestrategut të tij Bannon. Kritika që bëhet është se deklaratën e tij të parë, e cila nuk i vinte emër të qartë terrorit nga e djathta, Trumpi e pati formuluar të tillë për të mos lënduar ekstremistët e djathtë dhe racistët në radhët e mbështetësve të tij. Pas saj, sipas kritikëve, ndodhet Bannon-i.

Ish-shefi nacionalist i djathtë i portalit “Breitbart News” konsiderohet si një nga kokat pas luftërave për pushtet në Shtëpinë e Bardhë. Portali i dikurshëm i internetit i Bannonit kritikohet se ka ndikuar në forcimin e lëvizjes antisemite dhe raciste Alt-Right.

Por duke folur para reporterëve në lobin e Trump Tower në New York të martën, Trump tha se Bannon “është njeri i mirë, nuk është racist”. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të”, tha Trumpi, duke e lënë të hapur të ardhmen e Bannon-it. Sipas tij, marrëdhëniet racore në SHBA janë përmirësuar që kur ai ka ardhur në pushtet. Trump përsëriti se dhuna në Charlottesville erdhi nga të dyja palët dhe se përfaqësuesit e të majtëve i patën sulmuar të djathtët.

Lidhja me organizatat djathtiste

63 vjeçari Bannon shihet shpesh në lidhje me organizata djathitiste nga më të ndryshmet, të cilat mblidhen nën emrin “Alt-Right”. Pjesë të rëndësishme të agjendës politike të Trumpit janë lufta kundër emigrimit “të tepërt” dhe një luftë kulturore e Perëndimit “të krishterë” kundër pjesëve të tjera të botës, shkruan DW.

Mësohet se Bannoni ka disa kohë që e ka humbur ndikimin. Sipas të dhënave, Trumpi takohet vetëm një herë në javë me kryestrategun e tij; Bannoni është dërguar në një lloj “internimi të brendshëm”, raporton “New York Times”.

Sipas një informacioni të kësaj gazete, moduli i medieve, Rupert Murdoch i pati kërkuar që para dhunës në Charlottesville Trumpit që ta largojë nga posti kryestrategun e tij. Presidenti i SHBA e pati kundërshtuar sipas këtij informacioni vetëm me gjysmë zemre këtë kërkesë. Njëkohësisht ai është shprehur i zhgënjyer nga Bannoni. Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly sipas këtij informacioni ka paralajmëruar se nuk do t’i durojë më intrigat në Shtëpinë e Bardhë.

Tags: Bannonekstremizmi i djathteTrumpVirginia

TË LIDHURA

Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Bota

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

18:11 | 04/06/2026
Bota

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026
Next Post

Asnjë surprizë në turneun e Cincinatti

Zjarret, 7 vatra në 24 orët e fundit

Po transportonte 45 kg kanabis nga Kruja drejt Tiranës, arrestohet 28-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com