Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump kërkon dorëheqjen e Kryetarit të Komisionit të Zbulimit

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Trump kërkon dorëheqjen e Kryetarit të Komisionit të Zbulimit

Fillimi i hetimeve nga ligjvënësit demokratë ndaj Presidentit Donald Trump, e ka shndërruar Ligjvënësin Adam Schiff në një objektiv të shpeshtë të mesazheve në Twitter të Presidentit. Si Kryetar i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Ligjvënësi Schiff udhëheq hetimin historik të pretendimeve se Presidenti Trump ftoi ndërhyrjen e një fuqie të huaj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Një mesazh i Kongresit drejtuar Presidentit…

“Ne nuk po tallemi këtu…”.

Kjo frazë e kreu të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, shkaktoi përgjigje të menjëhershme…

“Nuk e quajmë kot Schiff-i dredharak. Ai është një mashtrues dredharak”, deklaroi Presidenti Trump.

Presidenti Trump bëri thirrje për hetimin e personit që tashmë drejton procesin hetimor për shkarkimin e Presidentit, pasi një informator raportoi se Presidenti kërkoi ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e 2020-tës.

“Raportimi na jep një pamje shumë të mirë të akuzave që duhet të hetojmë”, tha Ligjvënësi Schiff.

Megjithëse Presidenti mund t’u vërë nofka ofenduese ligjvënësit Schiff dhe shumë prej kundërshtarëve të tij, demokrati Schiff ka përgjithësisht një reputacion të mirë në Kapitol.

“Mendoj se ai transmeton ndjesinë e dinjitetit dhe qytetarisë në punën që bën në komision”, thotë Steven Billet, i Universitetit George Washington.

Zoti Schiff pati shërbyer si prokuror në Kaliforni, përpara se të fillonte një karrierë në politikë. Kjo përvojë e tij në të shkuarën është e dukshme ndërsa po heton Presidentin Trump.

“Presidenti kërkon që ta përqëndrojë të gjithë vëmendjen tek informatori dhe se njerëzit që paraqesin evidencë për shkeljet e tij janë tradhëtorë, dhe se duhen trajtuar si tradhtarë dhe spiunë. Kjo është haptazi një përpjekje për të frikësuar dëshmitarët. Është një thirrje për dhunë”, tha Ligjvënësi Schiff.

Por, paraqitja që zoti Schiff bëri për telefonatën e Ukrainës shtangu shumë njerëz dhe shtyu Presidentin Trump të kërkojë dorëheqjen e tij.

“E sajoi. Mori mikrofonin dhe përpara popullit amerikan dhe Kongresit bëri një paraqitje të fjalëve që Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk i tha kurrë. Kjo duhet të jetë patjetër një shkelje penale. Ai duhet të dorëhiqet”, tha Presidenti Trump.

Zoti Billet thotë se kjo ishte një lëvizje e gabuar e Ligjvënëst Schiff.

“Mendoj se ishte një gabim i tmerrshëm. Ky nuk është një rast ku njerëzit vlerësojnë zgjuarsinë. Mendoj se dëshirojnë një lexim të drejtë të çështjes dhe një prezantim të drejtë të aspekteve të saj”, thotë zoti Billet.

Demokratët synojnë ta përfundojnë hetimin deri në fund të vitit, ndoshta me një votim në Dhomën e Përfaqësuesve për hetimin. Kjo i jep Ligjvënësit Schiff vetëm disa muaj kohë deri në momentin që shihet si pika kulmore e karrierës së tij.

Tags: Adam SchiffKomisioni i ZbulimitTrump

TË LIDHURA

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë
Bota

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Pas muajsh kritikash, Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

18:32 | 20/11/2025
Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev
Bota

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

15:06 | 20/11/2025
Next Post
Ilda Bejleri “lë nam” në emision, ngatërron Bashën me Gramoz Ruçin

Ilda Bejleri "lë nam" në emision, ngatërron Bashën me Gramoz Ruçin

Vrapo kryeministër, vrapo para se të na marrë lumi…

Vrapo kryeministër, vrapo para se të na marrë lumi…

Iliaz Bazna, ose “Ciceroni”: Agjenti i famshëm shqiptar, që informoi Hitlerin mbi Normandinë për 300 mijë paund

Iliaz Bazna, ose “Ciceroni”: Agjenti i famshëm shqiptar, që informoi Hitlerin mbi Normandinë për 300 mijë paund







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com