Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump i papërmbajtshëm, sulmon përsëri Prokurorin e Posaçëm Mueller

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Mediat amerikane, Trump : Rusia është e rrezikshme

Presidenti i SHBA Donald Trump sulmoi hetimin e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke e quajtur “një turp kombëtar”.

Zoti Trump e filloi javën e punës të hënën me një varg sulmesh kundër hetimit të zotit Mueller, duke u ankuar se prokurori “është dikush që thjesht po kërkon probleme” dhe se po përpiqet të gjejë nëse Presidenti Trump ka penguar drejtësinë.

Presidenti e quajti zotin Mueller “njeri të diskredituar” dhe tha se “krejt grupi i tij i Banditëve Demokratë të Zemëruar” kishte intervistuar për 30 orë rresht juristin e Shtëpisë së Bardhë Donald McGahn. Ai tha se intervista ishte bërë me miratimin e tij dhe “për qëllime transparence”.

Por agjencitë e lajmeve njoftuan se zoti Trump dhe avokatët e tij personalë nuk e dinë përmbajtjen e plotë të asaj që juristi i tha ekipit hetues të zotit Mueller.

Presidenti Trump shkruante të hënën në Twitter: “Ata janë duke shijuar rrënimin e jetës së njerëzve dhe refuzojnë të shohin korrupsionin e vërtetë në anën Demokrate – gënjeshtrat, shkarkimet, emailat e fshirë dhe shumë e shumë të tjera! Demokratët e Zëmëruar të Muellerit po kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet.”

Ai u referohej zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kongresin dhe gara të tjera.

“Ku është bashkëpunimi i fshehtë?” pyeste zoti Trump. “Ata krijuan një krim të rremë të quajtur ‘bashkëpunimi i fshehtë’, dhe kur u pa se nuk kishte një bashkëpunim i tillë, ata thanë se kishte pengim drejtësie (për një krim të rremë që nuk ekzistonte).”

Hetuesit e zotit Mueller kanë zbuluar disa raste kontaktesh të fushatës Trump me Rusinë, duke përfshirë një takim në mes të vitit 2016 në Kullën Trump në Nju Jork, ku djali i zotit Trump, Donald Trump, Jr, u takua me një grua që thuhej se ishte avokate e qeverisë ruse që do ofronte materiale inkriminuese kundër kandidates demokrate Hillary Clinton. Nga takimi nuk doli asnjë informacion i tillë kundër zonjës Clinton.

Kur lajmi i takimit u publikua pasi zoti Trump u bë president, ai diktoi një deklaratë rreth bisedimeve, duke pretenduar se ato kishin lidhje me çështjen e birësimit të fëmijëve rusë. Kohët e fundit, presidenti ka thënë se fjala ishte për një takim politik rutinë – hulumtim rreth një kundërshtari zgjedhor – dhe se ai nuk kishte dijeni paraprakisht.

Zoti Trump gjithashtu përsëriti sulmet ndaj ish drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, John Brennan, pasi atij iu hoq certifikata e sigurisë kombëtare javën e kaluar. Presidenti Trump e quajti zotin Brennan “drejtorin më të keq të CIA-s në historinë e vendit”.

Zoti Trump tha se shpreson që Brennan ta verë në jetë kërcënimin e tij për të ngritur padi për të mbrojtur të tjerët nga humbja e certifikatës së sigurisë, sepse kështu, – tha ai, – “do të jetë shumë e lehtë për të nxjerrë të gjitha shënimet, tekstet, emailet dhe dokumentet e tij që tregojnë jo vetëm punën e dobët e bërë prej tij, por edhe se si ai ka qenë i përfshirë në Gjuetinë e Shtrigave të ndërmarrë nga zoti Mueller. Ai nuk ka për të ngritur padi,”, shkruante Presidenti Trump.

Ditët e fundit, rreth 200 ish zyrtarë të sigurisë kombëtare, zyrtarë të Pentagonit dhe të Departamentit të Shtetit i kanë dalë në mbrojtje zotit Brennan, transmeton voa.

Presidenti Trump, megjithatë, nuk i ka përfillur komentet e tyre të favorshme për zotin Brennan, duke thënë: “Gjithkush dëshiron të mbajë certifikatën e sigurisë kombëtare, sepse ajo është diçka që ka vlerën e një prestigji të madh dhe paguhet shumë, prandaj disa njerëz po i dalin në mbrojtje Brennanit dhe jo për shkak të punës së mirë që ka bërë! “

Tags: i papërmbajtshëmMuellerposaçëmProkurorinsulmonTrump

TË LIDHURA

Brukseli në “flakë”,mijëra fermerë në protestë, përplasje me policinë, përdoret edhe gaz lotsjellës
Bota

Brukseli në “flakë”,mijëra fermerë në protestë, përplasje me policinë, përdoret edhe gaz lotsjellës

13:30 | 18/12/2025
Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe, nuk ka mbështetje
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe, nuk ka mbështetje

12:11 | 18/12/2025
SHBA/ Senati miraton buxhetin rekord të mbrojtjes prej 901 miliardë dollarësh
Bota

SHBA/ Senati miraton buxhetin rekord të mbrojtjes prej 901 miliardë dollarësh

08:56 | 18/12/2025
Next Post
Luhet Shqipëri-Izrael, tifozët sërish para “terrorit” të policisë

Luhet Shqipëri-Izrael, tifozët sërish para “terrorit” të policisë

Melania Trump e vendosur, denoncon ngacmimet në internet

Melania Trump e vendosur, denoncon ngacmimet në internet

Vettel: Mendoj për Ferrarin, Schumacher…

Vettel: Mendoj për Ferrarin, Schumacher...







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Brukseli në “flakë”,mijëra fermerë në protestë, përplasje me policinë, përdoret edhe gaz lotsjellës
Bota

Brukseli në “flakë”,mijëra fermerë në protestë, përplasje me policinë, përdoret edhe gaz lotsjellës

by mirseda
13:30 | 18/12/2025
0

Përplasje, incidente e kaos raportohet jashtë ndërtesës së Parlamentit Europian, pas protestave nga fermerët. Fermerët kanë hedhur...

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

“Kam dijeni mbi ngjarjet”/ Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:27 | 18/12/2025
E papritur në BBVK! Banores i bie të fikët dhe transportohet në spital, çfarë ka ndodhur?

E papritur në BBVK! Banores i bie të fikët dhe transportohet në spital, çfarë ka ndodhur?

13:12 | 18/12/2025
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin, liron Arbër Paplekaj

13:08 | 18/12/2025
Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja

Niko Peleshi: Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja

12:56 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com