Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump humb toruan nga komentet e Bannon

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump humb toruan nga komentet e Bannon

Shtëpia e Bardhë ka reaguar me një sulm të fortë kundër ish-strategut kryesor të Donald Trumpit, i cili citohet të ketë komentuar se veprimet e djalit të madh të presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që ishin takuar me përfaqësues të Rusisë gjatë zgjedhjeve të 2016 ishin “akte tradhtare” dhe “jo patriotike”.

Presidenti Donald Trump ka shprehur “revoltim dhe neveri” pasi ka lexuar komentet e Stephen Bannon-it në një libër të ri, tha dje në konferencën e përditshme për shtyp zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders.

Presidenti, zëdhënësja e presidentit dhe Drejtoresha e Komunikimeve për Zonjën e Parë nxorën deklarata dje pasdite me kritika të ashpra në adresë të zotit Bannon, një figurë e njohur e rrymave nacionalista që ka qenë më parë shef ekzekutiv i fushatës Trump në tre muajt e fundit para zgjedhjeve dhe më pas një ndër këshilltarët kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.

“Steve Bannon nuk ka të bëjë fare me presidencën time,” tha zoti Trump. “Kur e largova nga detyra, jo vetëm që humbi punën, por humbi edhe mendtë e kokës”.

Presidenti në deklaratën e tij u shpreh se Bannon vepron vetëm si i intereson dhe se “e kaloi kohën në Shtëpinë e Bardhë duke nxjerrë informata të sajuara për median për ta treguar veten më të rendësishëm se ishte” ndërkohë që i kishte shpallur luftë medias.

Citimet në Libër

Autori Michael Wolff, në librin e tij citon zotin Bannon duke bërë kritika të forta ndaj djalit të presidentit, Donald Trump Jr., dhëndrit të presidentit Jared Kushner (një ndër këshilltarët e tij kryesorë në Shtëpinë e Bardhë) dhe ish-menaxherit të fushatës Paul Manafort, për takime me rusë që kishin premtuar të ofronin informata kompromentuese për kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Takimi i qershorit 2016 brenda selisë së fushatës në Kullën Trump në Nju Jork u zhvillua pasi djali i presidentit tha se do të “donte shumë” të kishte materiale që dëmtonin fushatën Clinton.

Trump Jr. tha më pas se juristja ruse me të cilën ishte takuar nuk kishte materiale të tilla. “Edhe nëse mendon se këto veprime nuk janë akte tradhtie, apo sjellje jo patriotike, apo sjellje e keqe, që në fakt unë mendoj se janë të tilla, gjithsesi duhet menjëherë të kontaktosh FBI-në,” ka thënë zoti Bannon, duke iu referuar institucionit kryesor hetimor të qeverisë federale, Byrosë Federale të Hetimeve.

Këto janë “akuza absurde” se djali i presidentit ka kryer akte tradhtare, u përgjigj zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ndaj pyetjes së një gazetari. Libri i titulluar Zjarr dhe Furi, Bannon citohet të ketë thënë se djali i presidentit do të “çahet si vezë” nën presionin e hetuesve që po analizojnë rolin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Zëdhënësja Sanders tha se autori Wolff kishte shkruar “dëshmi të shtrembëruara dhe të pavërteta nga individë që nuk kanë kontakte apo influencë në Shtëpinë e Bardhë,” por ajo pohon se autorit iu dha mundësia të kontaktonte dhjetëra herë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që kur zoti Trump u bë president.

Pasi u pushua nga puna në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bannon vazhdoi të shprehë mbështetje të fortë për Presidentin Trump, por deri tani nuk ka pasur sukses në përpjekjet për të mbështetur kandidatë republikanë të fitojnë zgjedhjet për Kongres për të mbështetur axhendën populiste të presidentit. “Kemi të bëjmë me një ish-këshilltar që ka një ego thuajse aq të madhe sa e presidentit,” thotë historiani presidencial David Cohen.

Fokusi tek pastrimi i parave

Sipas librit, Steve Bannon thotë se ekipi hetimor i kryesuar nga prokurori special Robert Mueller që po zhvillon hetime për të zbuluar nëse ka pasur lidhje mes fushatës Trump dhe Rusisë për të ndikuar tek zgjedhjet, tani po heton dhe veprime që cilësohen si pastrim parash.

“Pista që po ndjekin për të “kapur” Trumpin kalon përmes Paul Manafortit, Don Jr. dhe Jared Kushner,” citohet të ketë thënë Bannon. Kjo çarje me presidentin dhe ekipin e Shtëpisë së Bardhë e bën zotin Bannon një kundërshtar të rrezikshëm, pasi ai ka qenë prezent në shumë takime të rëndësishme gjatë fushatës dhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai i di të gjitha sekretet e pista,” thotë për Zërin e Amerikës historiani David Cohen, profesor i shkencave politike në Universitetin e Akronit në Ohajo. “Nëse zoti Bannon po prish publikisht marrëdhëniet me Presidentin Trump, nuk ka garanci që ai nuk do t’ua tregojë të gjitha hetuesve. Diçka e tillë do të ishte shumë e dëmshme për Presidentin Trump në aspektin ligjor”.

Prokurori special Mueller ka ngritur aktpadi ndaj Paul Manafortit dhe ndihmësit tjetër të fushatës Trump, Rick Gates, nën akuzat për pastrim parash lidhur me aktivitetin e tyre lobist në interes të Ukrainës para zgjedhjeve të 2016-ës si dhe ka siguruar deklaratë fajësie nga ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn dhe ish-këshilltari për politikën e jashtme, George Papadopoulos, të akuzuar se kishin gënjyer në dëshmitë që u dhanë agjentëve federalë për kontaktet e tyre me Rusinë.

Përveç hetimeve lidhur me kontaktet e fushatës Trump me përfaqësues të Rusisë, prokurori Mueller po heton nëse zoti Trump ka penguar procesin e drejtësisë kur shkarkoi nga detyra ish-drejtorin e FBI-së James Comey, i cili kryesonte hetimet e këtij institucioni mbi rolin e Rusisë në zgjedhje, para se prokurori Mueller të emërohej për të drejtuar hetimet.

Një zhvillim i papritur dhe i pazakontë ligjor u regjistrua dje, kur Paul Manafort ngriti padi kundër prokurorit Mueller. Padia në gjykatë civile akuzon Zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili emëroi prokurorin special Mueller, se kishte kapërcyer autoritetin ligjor duke i dhënë “dorë të lirë zotit Mueller për të hetuar dhe ndjekur penalisht këdo që i dilte përpara”.

“Kjo padi s’ka baza, por Manafort ka të drejtën të ngrejë padi,” tha në kushte anonimiteti një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë.

Tags: BannonhumbkomentettoruanTrump

TË LIDHURA

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore
Bota

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

14:52 | 03/11/2025
“Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë
Bota

“Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë

09:25 | 03/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Next Post
Turqia “spastron” kriminelët/Gjatë vitit 2017 u ekstraduan 108 persona

Turqia “spastron” kriminelët/Gjatë vitit 2017 u ekstraduan 108 persona

Pesë makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për disa të plagosur

Goditet nga makina, 69-vjeçari ndërron jetë në spital

Foto/Neymar shpenzime marramendëse pas rikthimit me ish të dashurën

Foto/Neymar shpenzime marramendëse pas rikthimit me ish të dashurën







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Policia e Kosovës: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq
Kosovo

Policia e Kosovës: Xhandarmëria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rrëmbyer një serb në Leposaviq

by mirseda
16:25 | 03/11/2025
0

Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një...

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

14:58 | 03/11/2025
Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

14:52 | 03/11/2025
Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

14:33 | 03/11/2025
Zbardhet drafti iRaportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Zbardhet drafti iRaportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

14:28 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com