Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump ‘blindon’ kufirin SHBA-Meksikë, do të dërgojë 15 mijë trupa

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Vendimi i fundit i Trump, aleatët: Ndjejmë keqardhje

Presidenti Donald Trump thotë se në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën mund të çohen deri në 15 mijë trupa amerikane, për të ndalur karvanin e imigrantëve nga Amerika Qendrore, shumë prej të cilëve kërkojnë strehim në SHBA.

“Ata janë një grup njerëzish të rrezikshëm”- tha presidenti, pasi i pati quajtur më parë imigrantët “hajdutë të këqinj dhe anëtarë bandash.”

Por një grua nga El Salvadori, e cila bën pjesë në grupin e imigrantëve që po udhëtojnë drejt veriut, tha se do që zoti Trump ta dijë se ajo dhe të tjerët nuk janë “kriminelë”.

Në kërkim të punës

“Ne nuk po shkojmë të vjedhim, apo t’i bëjmë keq njeriu. Ne duam të punojmë me duart dhe djersën tonë, për të fituar pak para. I lutemi zotit që të arrijmë në SHBA dhe të gjejmë atje punë”, – tha ajo.

Shifra e 15,000 vetëve që dha Presidenti është shumë më e madhe se rreth 5 mijë e 200 ushtarëve aktivë që Pentagoni po çon në kufi, krahas me 2 mijë e 100 anëtarë të Rojes Kombëtare, që tashmë ndodhen në kufi. Departamenti amerikan i Mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se rreth 2 mijë trupa shtesë do të jetë në gjendje gatishmërie, për t’u ardhur në ndihmë trupave aktive në kufi.

Kjo do ta çonte numrin e përgjithshëm të trupave të vendosura në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, në më tepër se numri i amerikanëve që luftojnë me grupet kundër terrorizmit në Irak dhe në Siri. Në Afganistan ndodhen rreth 14 mijë trupa amerikane.FILE - Defense Secretary Jim Mattis speaks at the Pentagon in Washington, Sept. 21, 2018.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis, duke folur në një konferencë shtypi me gazetarë në Pentagon, mohoi se dislokimi i trupave aktive në kufi është një manovër, që synon t’i ndihmojë republikanët për zgjedhjet e javës së ardhshme për në Kongres.

“Ne nuk merremi me manovra të tilla në Departamentin tonë”- tha Mattis. “Mbështetja që i japim Sekretarit të Sigurisë Kombëtare është praktike, e bazuar tek kërkesa e komisionerit të doganave dhe policisë kufitare.”

Edhe Presidenti mohoi që komentet e tij për imigracionin synojnë të nxisin frikë, ndërsa republikanët përballen me mundësinë e humbjes së kontrollit të Kongresit ndaj demokratëve.

Trupat amerikane të caktuara me detyrën për të ndihmuar për sigurinë kufitare ndalohen me ligj që të angazhohen në veprime të zbatimit të ligjit brenda vendit, siç është arrestimi i imigrantëve që kalojnë kufirin.

FILE - A group of men part of a caravan of thousands of migrants from Central America en route to the U.S, pull down the border gate with the intention to carry on their journey, in Tecun Uman, Guatemala, Oct. 28, 2018.

Zyrtarët e mbrojtjes i thanë Zërit të Amerikës, se personeli ushtarak do t’i ndihmojë agjentët e patrullës kufitare, për ngritjen e gardheve me tela me gjemba dhe ndërtimin e strehimeve të përkohëshme për agjentët kufitarë, kur të jetë e nevojshme.

Një zyrtar i Pentagonit tha se disa nga trupat mund të jenë armatosur, bazuar tek vendi ku ata do të çohen në kufi dhe puna me të cilën ata do të ngarkohen.

Karvani kryesor i imigrantëve të varfër nga Amerika Qendrore ende ndodhet në Meksikë, më tepër se 1 mijë e 600 kilometra larg Shteteve të Bashkuara. Atyre do t’u duheshin disa javë që të arrinin në kufirin SHBA-Meksikë.

Të mërkurën, Presidenti Trump tha në një tweet, se në mesin e karvanit ndodhen edhe disa “luftëtarë të egër”, që “janë përleshur me forcë” me policinë meksikane.

Ai i referohej disa njoftimeve të dielën, se një grup imigrantësh kapërcyen me forcë kufirin mes Guatemalës dhe Meksikës dhe u përleshën me policinë. Një numër policësh u plagosën dhe një imigrant u vra në këtë përplasje, por nuk janë të qarta detajet.

Zoti Trump po ashtu ka kritikuar Meksikën, duke thënë se ushtarët meksikanë “ishin të paaftë, ose nuk donin t’i ndalnin” imigrantët. Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, i tha televizionit told Fox News, se Meksika “ka marrë masa të jashtëzakonshme”, duke i ndaluar makinat dhe duke i detyruar imigrantët të ecin më këmbë, gjë që ka ngadalësuar avancimin e tyre.

FILE - A police officer helps a Honduran migrant, part of a caravan trying to reach the U.S., as she storms a border checkpoint to cross into Mexico, in Ciudad Hidalgo, Mexico, Oct. 19, 2018.

Aktualisht janë katër karvane të ndryshme që janë nisur drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara: grupi i parë, që u nis nga San Pedro Sula e Hondurasit, më tepër se dy javë më parë; karvani i dytë, që u nis nga Guatemala për në Meksikë këtë javë dhe dy karvane të reja që sapo janë nisur nga El Salvadori.

“Ne jemi njerëz që punojmë shumë dhe në se imigrojmë në SHBA, duam të trajtohemi si qenie njerëzore”, – tha një anëtar i grupit të nisur nga El Salvadori.People walk in a caravan of migrants departing from El Salvador en route to the United States, in San Salvador, El Salvador, Oct. 31, 2018.

Gjithsej, numri i imigrantëve që janë nisur drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara është më tepër se 7 mijë vetë, me shpresën që t’i shpëtojnë dhunës dhe në kërkim të mundësive, të cilat nuk i kanë në vendin e tyre.

Por Presidenti Trump thotë se kufiri i Shteteve të Bashkuara është “i shenjtë” dhe e përsëriti thirrjen e tij të mërkurën, se cilido që do të imigrojë në Shtetet e Bashkuara, duhet ta bëjë këtë në mënyrë të ligjshme./VOA/

Tags: 15 mijëblindondo të dërgojëkufirinSHBA-MeksikëTrumptrupa

TË LIDHURA

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re
Bota

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

22:24 | 01/09/2025
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun
Bota

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

21:52 | 01/09/2025
Rusia vijon sulmet brutale ndaj Ukrainës, Kievi kërkon ndihmë nga vendet e NATO-s për mbrojtjen ajrore dhe armatime
Bota

Rusia vijon sulmet brutale ndaj Ukrainës, Kievi kërkon ndihmë nga vendet e NATO-s për mbrojtjen ajrore dhe armatime

20:47 | 01/09/2025
Next Post
PS sërish e vetme në seancë

"Lamtumirë Kuvend, kush janë deputetët që do lënë mandatin për..."

Strakosha bën gabime, De Biasi sulmon kritikët: Shikoni Donnarummën

Strakosha bën gabime, De Biasi sulmon kritikët: Shikoni Donnarummën

Rama s’njeh kufij, vendos një taksë absurde mbi të varfrit

Rama s’njeh kufij, vendos një taksë absurde mbi të varfrit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga
Sport

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga

by mirseda
22:43 | 01/09/2025
0

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën...

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

22:38 | 01/09/2025
Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

22:24 | 01/09/2025
Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

21:52 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com