Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Trondit media serbe: UÇK-ja u financua nga Al Qaeda. Politikanët shqiptarë e kosovarë të lidhur me terroristët

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Trondit media serbe: UÇK-ja u financua nga Al Qaeda. Politikanët shqiptarë e kosovarë të lidhur me terroristët

Në një shkrim të saj media serbe inserbia.info, hedh dyshimet duke thënë se UÇK-ja gjatë kohës së luftës së Kosovës është financuar nga Al Qaeda. Ndër të tjera, ajo hedh akuza të rënda mbi politikanët shqiptarë dhe kosovarë, të cilët kanë qenë të lidhur me grupet ekstremiste. Artikulli është provokues, sepse media shkruan me emra për lidhjet e autoriteteve shqiptare dhe kosovare me rrjetet ekstremiste.

Artikulli i inserbia.info

Kosova është një nga vendet më të rëndësishme në hartën e ekstremizmit islamik ndërkombëtar. Kosova shihet si një terren rekrutues për terroristët.

Në kontekst të këtij fakti, sipas rrjetit informues të inteligjencës në Ballkan, duhet të vëzhgojmë lajmin për fotografitë si dhe hartat e Kosovës, që janë gjetur në kompjuterin e Osama bin Laden, i cili u vra në vitin 2011. Fakti që Kosova ishte në qendër të liderit të Al-Qaedës, nuk ka asnjë dyshim. 

Dosjet e gjetura në kompjuteri i Bin Ladenit konfirmojnë lidhjen midis ekstremizmit islamik, terroristëve botërorë dhe Kosovës. Në një artikull të botuar në nëntor të vitit 1998 nga britanikja “Sunday Times”, shkruan se autoritetet shqiptare që bashkëpunuan me CIA-n zbuluan rrjetin e udhëhequr nga Osama bin Laden. 

Bin Ladeni krijoi rrjetin e tij në Shqipëri. Fatos Klosi, kreu i atëhershëm i Shërbimit Informativ. Shqiptar, deklaroi se Bin Laden u zhvendos në Shqipëri dhe se organizoi dërgimin e fundamentalistëve nga Egjipti, Arabia Saudite, Algjeria, Tunizia, Sudani dhe Kuvajti për të luftuar në Kosovë.

Interpoli beson se më shumë se 100,000 pasaporta janë falsifikuar në favor të terroristëve. Një francez, i cili rrëfeu se ai ishte një aktivist i Bin Ladenit, Klod Kader (27), u arrestua në Shqipëri për vrasjen e një përkthyesi. Ndërsa pohoi gjatë gjykimit se ai vizitoi vendin për të mobilizuar dhe armatosur luftëtarët për Kosovën.

Kreu i Al-Qaedës mendohet se ka krijuar operacione në Shqipëri në vitin 1994, pasi ai i bindi autoritetet se ai përfaqëson një agjenci të pasur humanitare saudite që ndihmon vendet më të varfra evropiane.

Sali Berisha, Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, kishte lidhje me grupet, të cilat më vonë rezultuan se kishin lidhje me fundamentalizmin ekstrem. 

Në librin “Tranzicioni i Rubikonit – Rënia e Perandorisë Amerikane në Fundin e Epokës së Naftës” , autori Michael Rupert pretendon se lidhjet midis Osama bin Ladenit dhe CIA-s nuk u ndërprenë pasi rusët u larguan nga Afganistani dhe se mbështetja amerikane për UÇK-në e vërteton atë.

Gjithashtu, thuhet se Profesor Michael Chosudovski nga Universiteti i Otavës ka zbuluar deri në 21 burime, duke përfshirë shënimet e kongresit në Shtetet e Bashkuara, duke treguar se Bin Laden kishte lidhje të “sofistikuara” me CIA-s.

Ndërsa aparati ushtarak dhe i inteligjencës pakistaneze, nën kontrollin e agjencisë së inteligjencës amerikane, shërbeu si një katalizator për shkatërrimin e BRSS dhe ngritjen e republikave të reja myslimane në Azinë Qendrore. I njëjti model u përdor në Ballkan për armatosjen e luftëtarëve të muxhahedinëve në Bosnje Hercegovinë.

Chosudovski pohon se muxhahedini afgan arriti fshehurazi në Plocë, Kroaci, me qëllim të stërvitjes dhe armatosjes së UÇK-së: “UÇK-ja në thelb ishte një ushtri shqiptare përmes të cilëve doli heroina afgane e përdorur për të financuar shumë organizata terroriste islamike në të gjithë Evropën dhe Azinë”, shkruhet më tej në libër.  

Chosudovsky dokumentoi gjithashtu se i vëllai i udhëheqësit të organizatës xhihadiste egjiptiane të Osama bin Ladenit dhe komandantit ushtarak, ishte udhëheqësi i njësisë së elitës së UÇK-së gjatë konfliktit në Kosovë dhe se Al Qaeda u trajnua dhe mbështeti financiarisht UÇK-në.

Lidhjet midis liderëve shqiptarë nga Kosova dhe liderëve të terroristëve në mbarë botën gjatë viteve të fundit janë shkruar në gazetat perëndimore dhe rajonale. Këto kontakte më së shpeshti ishin të lidhura me dërgimin e luftëtarëve në radhët e Shtetit Islamik, por edhe paraardhësit e tij Al Qaeda.

Ka indikacione të forta se vëllai i kryeministrit aktual të Kosovës Daut Haradinaj ishte në Sofje më 2001, ku u takua me numrin dy të terroristëve të botës, Muhamed al-Zavahiri. Infrastruktura e Al Qaedës, sipas ekspertëve të sigurisë në rajon, u pasua nga agjitatorët e kalifatit, falë të cilit më shumë se njëqind luftëtarë shqiptarë nga Kosova luftuan në frontet e Sirisë dhe Irakut.

“Islamistët ekstremë kanë qenë në Kosovë që nga viti 1992, kur ata kanë themeluar rrjetin e tyre për herë të parë”, thotë Zoran Dragishiç nga Fakulteti i Sigurisë në Beograd.

“Militantët islamikë morën pjesë në konflikte në vitet 1998 dhe 1999, dhe veprimtaria e tyre u zhvillua veçanërisht pas tërheqjes së ushtrisë dhe policisë serbe. Gjatë viteve të fundit, ai është dedikuar për rekrutimin e luftëtarëve për Shtetin Islamik.” TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Next Post
Festa e Pavarësisë, ja rrugët ku nuk lejohet parkimi i mjeteve në Vlorë

Festa e Pavarësisë, ja rrugët ku nuk lejohet parkimi i mjeteve në Vlorë

Video/Tmerrohen njerëzit, si shqiptari i armatosur grabiti postën në mes të ditës

Video/Tmerrohen njerëzit, si shqiptari i armatosur grabiti postën në mes të ditës

Shoqëria civile në Luginë: Serbia të harmonizojë ligjet për flamurin kombëtar konform BE-së

Shoqëria civile në Luginë: Serbia të harmonizojë ligjet për flamurin kombëtar konform BE-së







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com