Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Trondit Klement Balili: Policia nuk më është afruar asnjëherë

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Trondit Klement Balili: Policia nuk më është afruar asnjëherë

Klement Balili deklaron me bindje të plotë së Policia e Shtetit nuk ka mundur kurrë t’i afrohej atij në periudhën kur ishte në kërkim.

Në intervistë me gazetarin Artan Hoxha, të transmetuar sonte në Report TV në emisionin “Reopolitix” , Balili deklaron se në vendet ku ai i fshihej, për periudhën mbi dy vjeçare,  policia nuk kishte asnjë mundësi që t’i afrohej.

Dëshmia e tij e publikuar sonte rrëzon dhe hedh poshtë të gjitha pretendimet e qeverisë dhe mazhorancës se ishte një superoperacion i policisë vetëdorëzimi i tij.

Policia e Shtetit bëri 15 megaoperacione për arrestimin e tij, por të gjitha pa sukses. Balili pohoi se ka parë operacionet në media por tha me ironi se policia nuk është afruar asnjëherë.

“Prisja dosjen që të vinte nga Greqia. Jam arrestuar më për trafik hashashi por deri sa nuk kishte prova me liruan.

Gjatë kësaj kohe kam qëndruar në vende me popullsi të dendur. Policia nuk më është afruar asnjëherë. Në bazat ku unë rrija policia nuk ka pasur asnjë shans. mundur që të afrohet asnjëherë.

Gjatë kohës që isha në kërkim kam ardhur disa herë në banesë. Lajmin se isha shpallur “Eskobar i Balkanit” e dëgjova në media”, deklaroi Balili në intervistën për gazetarin Artan Hoxha.

Pjesa e parë e intervistës

Zoti Balili, prej 10 majit të vitit 2016 dhe deri tani që jemi në mesin e janarit të vitit 2019, keni qenë personi më i kërkuar në Republikën e Shqipërisë. Pra, për më shumë se dy vite e gjysmë keni qenë njeriu nr. 1 në listën e të kërkuarve të Shqipërisë. Pse nuk i jeni dorëzuar drejtësisë gjatë kësaj kohe? Për çfarë arsyesh?
Për arsyet se nuk kisha provat e duhura këtu në Shqipëri, përse më akuzonin dhe çështja në momentin e parë u politizua në të dy ekstremet. U bënë shumë akuza të rënda ndaj meje, u quajta “Eskobar”. Dhe normalisht që unë nuk kisha besim.

      Keni qenë ndonjëherë më përpara i ndaluar?
Po. Jam arrestuar në vitin 2006, kam qëndruar 6 muaj dhe jam lëshuar pa asnjë pyetje dhe pa prova.

         Ju thanë se për çfarë ju kishin arrestuar dhe a ju thanë në fund përse ju liruan?
Më arrestuan për një sasi droge (hashash), që ishte kapur në Borsh. Më mbajtën 6 muaj dhe më liruan për mungesë provash, që nuk kisha lidhje.

       Ju jeni akuzuar edhe në atë kohë se keni bashkëpunuar me pjesëtarë brenda Policisë së Shtetit, të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.
Unë nuk kisha lidhje me të gjitha ato akuza që u bënë. Prokuroria nuk gjeti gjë për mua dhe e pushoi çështjen.

            Sigurisht që të jesh i kërkuari nr. 1 në një vend, edhe si Shqipëria, nuk është një gjë e lehtë për t’iu shmangur arrestimit nga policia. Ku keni qëndruar gjatë kësaj kohe?
Rrotull, në vendet me publik të madh, si në Gjirokastër dhe në qytete të tjera të mëdha.

   Asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk jeni larguar nga Shqipëria?
Jo, jo, asnjëherë.

            Po si është e mundur që policia në asnjë rast nuk ju ka parë?
Nuk ka koinciduar ndonjëherë përballë meje. Asnjëherë.

        Policia ka deklaruar publikisht se ka bërë një seri operacionesh për arrestimin tuaj.
P
o, i kam dëgjuar.

         Ka qenë ndonjëherë afër bazës ku keni qëndruar ju?
Fare, asnjëherë.

Po si është e mundur që gjatë gjithë kësaj kohe, pra ju të keni qëndruar në Shqipëri dhe asnjëherë policia nuk ka qenë e aftë as që t’i afrohet vendit ku ju keni qëndruar?
Aty ku kam qëndruar unë nuk ka ardhur ndonjëherë policia. Dhe as nuk ka pasur ndonjëherë mundësinë që të afrohej.

Gjatë kësaj kohe që keni qenë në kërkim sigurisht që është një gjë e vështirë sepse nuk është e lehtë që të lëvizësh, ka shpenzime, ka kosto, ndërkohë ka edhe një merak tjetër sepse dëshiron që të dish se çfarë ndodh me familjen tënde. Si ia keni dalë që t’i shmangeni të gjitha këtyre operacioneve të organizuara nga Policia e Shtetit?
Policia kërkonte vetëm në shtëpinë time, në fshat. Normale që unë nuk mund të rrija në fshat.

       Gjatë kësaj kohe, keni ardhur ndonjëherë në banesë për t’u interesuar për familjarët tuaj?
Po, kam ardhur.

            Policia nuk arriti asnjëherë që ta identifikonte këtë?
Jo, asnjëherë. Kam ardhur dhe kam ikur.

            Si i keni mbajtur kontaktet me familjarët?
Me vështirësi.

            Keni ndjerë ndonjëherë rrezik se dikush, njeri i afërt që mund të ketë qëndruar me ju gjatë kësaj kohe, edhe mund t’ju dekonspironte te policia për shkak të shpërblimit prej 100 milionë lekësh, që ka qenë vënë?
Jo, jo.

            Nga e mësuat lajmin që ishit shpallur “Eskobari i Ballkanit”?
Nga media. Unë edhe kur e dëgjova në media, bëra një intervistë te puna ime. Atëherë lëvizja i lirshëm, nuk më kërkonte njeri. 6 muajt e parë nuk më ngacmonte njeri.

            Pra, nga maji deri në nëntor ju keni qenë i lirë?
Po, i lirë.

            Keni jetuar normalisht?
Normal, po. Dilja çdo ditë në qytet. Isha pezulluar nga puna dhe isha i lirshëm.

       Nuk ju kontaktoi ndonjë njeri nga policia, për t’ju thënë që jeni person i kërkuar për shkak të një hetimi në Greqi?
Jo, as edhe një.

     Ju vetë gjatë kësaj kohe, ndjetë rrezik që mund të arrestoheshit?
Po, ndieja rrezik por nuk trembesha. Nuk ruhesha që të fshihesha. Pastaj kur u politizua shumë dhe u bë bujë e madhe, normale që kisha frikë dhe atëherë vendosa që të fshihesha.

            Kur vendosët të largoheshit nga banesa dhe t’i fshiheshit arrestimit nga policia?
Nga fillimi i dhjetorit 2016 u bë një operacion. Unë atë ditë kisha lëvizur nga shtëpia pasdite sepse paradite isha aty. Kur mora vesh se në shtëpinë time kishin shkuar shumë policë dhe kishin bërë kontroll, normale që në atë moment u fsheha.

            Pse e menduat shmangien nga arrestimi, si zgjidhjen më të mirë? Për çfarë motivi?
Për motivin se nuk kisha prova këtu dhe unë mund të qëndroja në burg derisa të vinin provat ose derisa të mbaronte çështja në Greqi

TË LIDHURA

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Aktualitet

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

15:10 | 05/02/2026
Diella merr një tjetër çmim, Ibrahimaj: Pasqyron vizionin e Shqipërisë
Aktualitet

Diella merr një tjetër çmim, Ibrahimaj: Pasqyron vizionin e Shqipërisë

15:07 | 05/02/2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Next Post
Historia përsëritet pas 43 vitesh, talenti i Katelyn mahnit botën (Video)

Historia përsëritet pas 43 vitesh, talenti i Katelyn mahnit botën (Video)

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë pranë QSUT, qëllohet nga dy makina

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë pranë QSUT, qëllohet nga dy makina

Video e frikshme, superavioni amerikan godet pesë shënjestra në një kohë, njërën në lëvizje

Video e frikshme, superavioni amerikan godet pesë shënjestra në një kohë, njërën në lëvizje







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Aktualitet

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

by mirseda
15:10 | 05/02/2026
0

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime...

Diella merr një tjetër çmim, Ibrahimaj: Pasqyron vizionin e Shqipërisë

Diella merr një tjetër çmim, Ibrahimaj: Pasqyron vizionin e Shqipërisë

15:07 | 05/02/2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Ministrja Sala: Kanceri kërkon angazhim të përbashkët dhe transformim të thellë në  onkologji

Ministrja Sala: Kanceri kërkon angazhim të përbashkët dhe transformim të thellë në onkologji

14:21 | 05/02/2026
“Dua të divorcohem!”/ Morën forcërisht në makinë dhe dhunuan 30-vjeçaren në Këlcyrë

“Dua të divorcohem!”/ Morën forcërisht në makinë dhe dhunuan 30-vjeçaren në Këlcyrë

14:00 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com