Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tritol në banesën e të dënuarit për vrasje, policia ndalon një 23-vjeçar

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Tritol në banesën e të dënuarit për vrasje, policia ndalon një 23-vjeçar

Një 23- vjeçar është ndalur nga ana e policisë, në lidhje me shpërthimin me tritol në banesën e Gazmir Dacit. Policia e Tiranës informoi sot për finalizimin e operacionit “Pagesa” me arrestimin e Vilson Brahaj, 23-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.

Njoftimi i policisë

Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati Nr 5,  ngjarja e shpërthimit të një sasie tritoli në banesën e shtetasit XH.D., në Kamëz.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive. Sekuestrohet automjeti me të cilin autori ka lëvizur dhe transportuar lëndën shpërthyese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa”, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë  27.07.2018, në  rrugën “Martin Camaj” Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje:

– Vilson Brahaj, 23-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse, në banesën e shtetasit XH.D.

Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera . Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Vilson Brahaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Hetimi i rastit

Uniformat blu u vunë menjëherë në lëvizje pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, ku shfaqej autori i maskuar, i cili vendoste tritolin në garazhin e banesës e largohej me vrap, dhe më pas me makinë. Ditën e shtunë janë shoqëruar tre persona, por vetëm dje, njërit prej tyre, të riut nga Kukësi, i është komunikuar ndalimi.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes, pasi familja Daci është në konflikt me atë Kolaveri, për shkak se Gazmir Daci ka vrarë Valmir Kolaverin në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij, Robert Kolaveri.

Banesës së Xhelal Dacit, babait të Gazmirit, që po vuan dënimin me 35 vite në burg i është vendosur edhe tre herë të tjera eksploziv, ndërsa nuk është arrestuar asnjë person. Ai akuzoi Saimir Kolaverin për ngjarjen, ndërsa paralajmëroi hakmarrje nëse shteti nuk reagon.

Pamjet filmike

Në pamjet filmike shihet se si një person, i veshur me bluzë me kapuç, largohet me vrap nga banesa e Dacit, i cili vuan dënimin për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit.

Shënon pikërisht ora 01: 31, kur kamera fikson momentin, ndërsa pak metra më tutje, autorin e pret një automjet, i cili largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes. Banesa e familjes Daçi ishte e pajisur me kamera sigurie, kjo edhe për shkak të konflikteve të hershme me familjen Kolaveri. Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë u sekuestruan edhe nga policia, ndërsa shërbejnë si provë për të çuar në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Gazmir Daci dhe konfliktet

Banesa ku u vendos tritoli në Bathore është e Gazmir Dacit, i cili është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ai aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Për shkak të kësaj ngjarje, në 31 korrik të 2016, ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper.

Pas atentatit të dështuar në burg, policia arrestoi 24 orë pas sulmit dy autorët, Ergys Kolaveri, 25-vjeç dhe kushëriri i tij, Enea Ceka, 24-vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezultoi se dy personat qëlluan me armë zjarri drejt Dacit nga një kodër drejt oborrit të burgut, por gabuan në shënjestër, pasi i plagosur mbeti një person nga Kosova.

Babai i Gazmir Dacit: E njoh atentatorin

I ati i Gazmir Dacit ka folur me emra për autorët e dyshuar të sulmit, dhe ka kërkuar nga shteti të ndërhyjë, në të kundërt do të veprojë vetë. Sipas Xhelal Dacit,  autor është Saimir Kolaveri.

“Është hera e dytë që prekin në shtëpi, hera e katërt që ndodhin ngjarje. Unë me burrni i fala, kur ato pas një viti mi dolën para djalit. Kane tentuar te ma vrasin djalin edhe ne burg. Tash e mbrapa do ta kemi ndryshe, nuk të kam bo gjo, ça kam me të bo. I çoj fjalë përmes televizorit. Do më njohë Saimir Kolaveri se kush është Xhelal Daci”.

Tags: arrestimdyshuargazmir daci

TË LIDHURA

E mitura shqiptare dhunohet brutalisht nga e ëma dhe aborton, arrestohet 35-vjeçarja në Greqi
Aktualitet

E mitura shqiptare dhunohet brutalisht nga e ëma dhe aborton, arrestohet 35-vjeçarja në Greqi

17:11 | 28/11/2025
Kapshticë: Radhët po normalizohen, palët punojnë me kapacitet të plotë
Aktualitet

Kapshticë: Radhët po normalizohen, palët punojnë me kapacitet të plotë

17:03 | 28/11/2025
Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë
Aktualitet

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

14:56 | 28/11/2025
Next Post
Video/Kush është Richarda, gruaja që i bën shqiptarët të udhëtojnë drejt Amsterdamit

Video/Kush është Richarda, gruaja që i bën shqiptarët të udhëtojnë drejt Amsterdamit

Video/Rama si në ‘autobus’, ja ku i kishte mbetur mendja

Video/Rama si në ‘autobus’, ja ku i kishte mbetur mendja

Gjykatësi i të ‘fortëve’ fundoset keq, bota e krimit i ‘bën gropën’

Gjykatësi i të 'fortëve' fundoset keq, bota e krimit i 'bën gropën'







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Plani amerikan për paqen në Ukrainë, Kremlinin: Po negociojmë vetëm me palën amerikane
Bota

Plani amerikan për paqen në Ukrainë, Kremlinin: Po negociojmë vetëm me palën amerikane

by mirseda
17:31 | 28/11/2025
0

Kremlini pret të ketë një informim të plotë mbi pikat ku ka arritur marrëveshje plani i paqes,...

E mitura shqiptare dhunohet brutalisht nga e ëma dhe aborton, arrestohet 35-vjeçarja në Greqi

E mitura shqiptare dhunohet brutalisht nga e ëma dhe aborton, arrestohet 35-vjeçarja në Greqi

17:11 | 28/11/2025
Kapshticë: Radhët po normalizohen, palët punojnë me kapacitet të plotë

Kapshticë: Radhët po normalizohen, palët punojnë me kapacitet të plotë

17:03 | 28/11/2025
FOTOLAJM/ Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar, Prishtina “vishet” kuq e zi!

FOTOLAJM/ Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar, Prishtina “vishet” kuq e zi!

16:36 | 28/11/2025
I kapën gënjeshtrën në CV, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në Rumani

I kapën gënjeshtrën në CV, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në Rumani

16:18 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com