Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tri pistat ku po heton policia pas ekzekutimit të Aleksandër Ndokës

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Tri pistat ku po heton policia pas ekzekutimit të Aleksandër Ndokës

Vrasja mafioze e Aleksandër Ndokës, ka mbledhur gjatë ditës së djeshme ekspertët më të mirë të hetimit të krimit. Teksa është zhvilluar një analizë e gjatë mes drejtuesve të policisë së Lezhës dhe specialistëve të mbëritur nga Tirana, tashmë policia dhe prokuroria e këtij qyteti është fokusuar në tre pista kryesore. “Shqiptarja.com” mëson se pista e parë lidhet me konfliktin që i biri i viktimës Samuel Ndoka ka pasur në 25 qershor 2017 në Shëngjin të Lezhës, ku ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasin Florian Dushku, edhe ky një qytetar lezhjan.

Plagosja e Dushkut
Ngjarja pati si shkak motivacionin politik, pasi sipas policisë i plagosuri Dushku, punonte për llogari të forcës politike LSI ndërsa Samuel Ndoka për llogari të forcës politike Partia Socialiste. Në atë kohë ngjarja morri përmasa të mëdha, pasi dhe pas dhunimit të Dushkut në Shëngjin mbëriti presidenti i sapozgjedhur në atë periudhë Ilir Meta, i cili tha se bandat e armatosura po cënonin procesin e zgjedhjeve. Jo më larg se tre javë më parë, policia arrestoi pas 5 muajsh dy autorët e këtij krimi Samuel dhe Donjan Ndoka, të cilët momentalisht ndodhen në burg.

Ky konflikt i armatosur sipas policisë së Lezhës, mund të jetë bërë shkak që pala tjetër të veprojë me të njëjtën mënyrë, duke ekzekutuar në shenjë hakmarje, shtetasin Aleksandër Ndoka, i cili është dhe babai i Samuelit. Ndërkohë pas kësaj plagosje, sërisht në tetor të 2017 Florjan Dushku është qëlluar me armë për ta vrarë, por për fat mbeti vetëm i plagosur. Ka shumë dyshime se sërisht këtë plagosje e kanë kryer Samuel dhe Danjan Ndoka, të cilët tashmë janë arrestuar. Pritet që në ditët në vijim policia të hedhë dritë me tepër mbi këtë pistë, pasi do të verifikojë pozicionin e shumë personave të këtij fisi.

Pista e biznesit
Një tjetër pistë ku është përqëndruar prokuroria dhe policia e Lezhës është ajo e konflikteve të mundshme në fushën e biznesit. Viktima administronte një biznes të quajtur “Apokalips”, ku në të ushtrohej veprimtaria në hoteleri, Bar-Kafe dhe Restorant. Policia në këtë pjesë është e paqartë pasi dhe vetë familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë. Ndërkohë që janë lënë detyra operacionale për mbledhjen e informacionit operativ, lidhur me personat që viktima kishte probleme, për sa i përket tregtisë që ai bënte në qytetin e Lezhës dhe Shëngjinin.

Krimet e të kaluarës
Megjithëse në formularin e vetëdeklarimit dorëzuar në KQZ Aleksandër Ndoka, kishte pohuar se nuk ishte dënuar asnjëherë nga drejtësia shqiptare, por policinë lokale ai njihet si person që ka kryer aktivitet kriminal. Gjatë emigracionit në itali, viktima dyshohet të jetë marrë me aktivitet të paligjshëm, duke shitur drogë dhe shfrytëzuar prostituta. Policia ka dyshime se nëpërmjet këtij aktiviteti të paligjshëm, besohet se kanë lindur probleme të cilat mund të jenë rishfaqur sërisht, duke sjellë dhe agravimin e situatës deri në eleminimin fizik të Aleksandër Ndojës në derë të shtëpisë.

Tetë të shoqëruar
Tetë persona janë shoqëruar nga policia e Lezhës në lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, të cilat shtojnë se hetimet mbi ngjarjen po drejtohen nga shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj. Policia deklaron se është krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private. “Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje, si dhe në ambiente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe të gjitha potencialeve policore”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Tags: Aleksandër Ndokaekzekutimiku po hetonpistatpolicia

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Next Post
Datë historike/69 vite nga nënshkrimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut

Datë historike/69 vite nga nënshkrimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut

Përplasje e dhunshme në protestën anti-Trump në Liban

Përplasje e dhunshme në protestën anti-Trump në Liban

Pasuria globale/Fakte që nuk i njihni, si kontrollohet ekonomia nga të pasurit

Pasuria globale/Fakte që nuk i njihni, si kontrollohet ekonomia nga të pasurit







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com