Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Trëndafila për Shën Valentin; Shqiptarët shpenzojnë deri në 1,000$ për një buqetë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Trëndafila për Shën Valentin; Shqiptarët shpenzojnë deri në 1,000$ për një buqetë

Trëndafilat, më të shiturat edhe më të shtrenjtat, janë simbol i festës së 14 shkurtit. Ditë e shënuar jo vetëm për të dashuruarit, por edhe për dyqanet e luleve, të cilët ditët e festave tashmë përkthehen në fluks pune.

Joni, tregtar prej vitesh i luleve, ka një dyqan të shitjes me pakicë të luleve në rrugën e Durrësit. Ai tregon për Monitor se në 3 vitet e fundit fluksi i punës është rritur ndjeshëm dhe kjo sepse tek shqiptarët (jo vetëm Tirana) po rritet tradita e dhurimit të luleve.

Trëndafili është lulja më e shitur, njëkohësisht edhe më e shtrenjta, shton ai. Fat për dyqanet e luleve këtë herë është se festa qëlloi në mes të javës. Në rast se do të qëllonte në fundjavë tendenca e njerëzve është për të lëvizur jashtë qytetit.

Për sa i përket çmimeve; ato variojnë në varësi të buxhetit të porositësit. Ato luhaten nga 5 mijë lekë, deri në 100 mijë lekë (afro 1000 USD) dhe janë kryesisht burrat që blejnë për bashkëshortet e tyre.

Buqetat gjigante, ku numri trëndafila kapërcen tre shifrat, janë bërë trendi i kohëve të fundit. Çmimi mesatar i një trëndafili është 200 lekë dhe një buqetë me të paktën 100 trëndafila, kushton mesatarisht deri në 20 mijë lekë. Por, sipas Jonit, nuk mungojnë as porositë me numër të lartë të trëndafilave. Një prej klientëve të dyqanit ka porositur një buqetë me plot 500 trëndafila, të cilat përpos të tjerave janë edhe të vështira për t’u transportuar deri në destinacion,- tregon Joni për Monitor.

Lulëzimi i biznesit të luleve
Biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimit të bimëve ka shënuar një rritje të fortë në tre vitet e fundit, duke reflektuar një tendencë të shqiptarëve drejt natyrales, dhurimit të luleve në raste gëzimesh e fatkeqësish, tendencës së bizneseve për tu kujdesur për ambientin përreth dhe projekteve të punëve publike për zbukurimin e qyteteve.

Sipas të dhënave të Doganës, importet e Pemëve dhe bimëve, rrënjëve, luleve dhe gjetheve zbukuruese, u rritën me 27 për qind krahasuar me një vit më parë. Që prej vitit 2013, importet e këtij grupi janë rritur me ritme dy shifrore.

Gjatë 2017-s importet e luleve tejkaluan vlerën e 1 miliardë lekëve. Ndërkohë që muajt të cilat importet janë më të larta në vlerë janë pikërisht ato të festave, dhe më të ulëta gjatë muajve të verës kur prodhimi vendas është edhe më i lartë. Vetëm gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit që lamë pas u importuan mbi 300 milionë lekë lule. Meshkujt shqiptarë duket se janë bërë më romantikë vitet e fundit, teksa edhe në shkurt 2017 importet u rritën me 45%.

Aktorët e tregut thonë se fluksi i punës është shtuar, por njerëzit kërkojnë buqeta lulesh më ekonomike dhe kërkojnë që të shpenzojnë më pak.

Italia mbetet importuesi kryesor i luleve në vend. Importet nga ky shtet gjatë 2017-s kanë një vlerë prej 507 milionë lekësh. Ndërsa Holanda renditet e dyta me 256 milionë lekë, thuajse gjysmën e vlerës së importeve nga Italia.

Greqia është vendi i tretë për sa i përket peshës së importeve. Lulet e importuara prej Greqisë gjatë vitit që lamë pas kapin vlerën e 121 milionë lekëve.

Gjithsesi prodhimi vendas mbetet modest
Valbona prej pesë vitesh kultivon 4 dynym tokë me trëndafila në një fshat të Durrësit. E megjithatë duhet të presë prillin që të dalë në treg. Duke parë trendin dhe mungesën e prodhimit vendas të luleve, kur u kthye nga emigrimi në Itali, vendosi që në tokën që kishte në pronësi të mos mbillte kulturat e zakonshme bujqësore, por trëndafila. Valbona tregon për Monitor se më së shumti ka punë me Tiranën. Gjatë sezonit të lules ajo është furnizuese e shumë dyqaneve të kryeqytetit.

Për të prodhuar gjatë gjithë vitin kërkohen investime të mëdha në teknologji dhe në sera bashkëkohore, të cilat nuk mund t’i mbulojë financiarisht. Kjo edhe për shkak të sipërfaqes së vogël që ka në pronësi, ndërsa bashkëfshatarët nuk janë të interesuar për këtë lloj kulture, në mënyrë që të përfitohet nga ekonomitë e shkallës. Shembull është Holanda, ku edhe pse klima nuk është aspak e favorshme për kultivimin e trëndafilave, aktualisht vendi është një ndër distributorët më të mëdhenj në botë, së bashku me Afrikën dhe Ekuadorin.

Specialistët e fushës së kultivimit tregojnë se dimri është koha kur lulet importohen pothuajse tërësisht, pasi në vend kultivimi i tyre bëhet në mënyrë artizanale dhe kjo pengon rritjen e tyre në të gjitha stinët. Me kalimin e viteve, kompanitë e mëdha i kanë sofistikuar metodat e rritjes.

Në verë, çmimi i luleve bie ndjeshëm për shkak edhe të rritjes së prodhimit.
Joni, tregtar lulesh, tregon se kryesisht lulet i merr nga jashtë, edhe pse më shtrenjtë.

“Tentova të marr trëndafila të prodhuar në vend, por për shkak të teknologjisë, lulet e prodhuara në vend nuk janë të standardizuara. Duhet shtuar se prodhimi vendas është sezonal– tregon Joni për Monitor. /Monitor/

Tags: 000$deri në 1për një buqetëpër Shën ValentinshpenzojnëshqiptaretTrëndafila

TË LIDHURA

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje
Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan
Aktualitet

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Next Post
Thaçi për Reuters: Kosova e Serbia me marrëveshje historike gjatë 2018

Thaçi për Reuters: Kosova e Serbia me marrëveshje historike gjatë 2018

Erdogan kërcënon SHBA-në: S’e keni provuar ende shuplakën otomane

Erdogan kërcënon SHBA-në: S’e keni provuar ende shuplakën otomane

“Beteja” në det mes Greqisë dhe Turqisë, Cipras ultimatum homologut turk

“Beteja” në det mes Greqisë dhe Turqisë, Cipras ultimatum homologut turk







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com