Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trenat misteriozë: Si transportoheshin armët bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Trenat misteriozë: Si transportoheshin armët bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë

Që kur u hodhën 2 bomba atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore në Japoni, bota ka qenë me të drejtë e tmerruar nga mundësia e një lufte bërthamore. Ideja e disa kombeve që përdorin armët e shkatërrimit në masë kundër njëri-tjetrit, bëri që shumë njerëz të ishin të shqetësuar në dekadat që pasuan.

Edhe pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë filloi shumë shpejt, për shkak të tensioneve në rritje midis Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit. Ajo ishte një luftë idesh, e kolektivizmit përkundrejt individualizmit, komunizmit përkundër kapitalizmit.

Në kushtet kur 2 palët e shihnin me dyshim njëra-tjetrën, armiqësia 45-vjeçare çoi në një frikë të vazhdueshme nga lëshimi i armëve bërthamore. Gjatë gjithë asaj periudhe kohore, Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndonjë iluzion. Nëse niste lufta e hapur kundër Bashkimit Sovjetik, vendimi për të përdorur armët bërthamore do të ishte i shpejtë, dhe të dyja palët do të përfundonin duke përdorur arsenalet e tyre ndaj njërës-tjetrës.

Prandaj, të dyja palët u zhytën në një garë të ethshme të armëve bërthamore, duke prodhuar mjaftueshëm armë bërthamore për ta shkatërruar botën disa herë. Pikërisht gjatë asaj kohe, Shtetet e Bashkuara nisën ta transportojnë arsenalin e tyre bërthamor në të gjithë vendin, përmes atyre që njiheshin si Trenat e Bardhë.

Këto lloj trenash, ishin të armatosur rëndë, të pajisur me frëngji snajperësh, forca të blinduara dhe roje të armatosura nga brenda. Trenat e Bardhë u prodhuan, në mënyrë të tillë që të mos binin në sy, duke lëvizur armët bërthamore nëpër shtete në kapanone, pa tërhequr shumë vëmendje.

Trenat e Bardhë funksionuan deri në vitin 1987, dhe menaxhoheshin nga Departamenti i Energjisë. Ndërsa trenat ishin një sekret kombëtar, për të shmangur pikasjen nga spiunët e armikut, në fund qytetarët amerikanë e kuptuan se çfarë ndodhej në to.

Me rritjen e tensioneve dhe frikës nga lufta bërthamore, sidomos me ngjitjen në pushtet të  Ronald Reganit në vitet 1980, qytetarët filluan të flasin për përhapjen armëve bërthamore. Mijëra njerëz nisën të protestojnë në rrugë kundër politikave të qeverisë për përgatitjen e një lufte bërthamore.

Xhim Dagllas banonte në një shtëpi jo shumë larg një baze detare, ku do të shkonte një Tren i Bardhë, që do të merrte ngarkesën vdekjeprurëse për ta vendosur në një bazë lëshimi nëntokë. Kjo e frymëzoi atë të niste një protestë bashkë me gruan e tij

Me ndihmën e “Qendrës për Veprimet Jo të Dhunshme”, ata organizuan protesta gjatë gjithë itinerarit të këtyre trenave. Në një akt proteste veçanërisht të paharrueshëm, një murgeshë qëndroi me guxim mbi shina, duke e detyruar trenin të ndalej që të mos e përplaste.

Ato protesta ishin të suksesshme në ushtrimin e një presioni të madh mbi Departamentin amerikan të Energjisë, që megjithatë refuzoi të ndryshonte kurs. Përkundrazi, zyrtarët e kësaj agjencie u përpoqën të bëhen më të zgjuar, duke ndryshuar ngjyrën e trenave të tyre, por protestuesit ishin shumë të zgjuar për t’u mashtruar nga një truk i tillë.

Trenat nuk lëviznin shumë shpejt, për shkak të konstruktit or sidomos ngarkesës së tyre të rrezikshme. Pamja unike e trenave ishte e pangatërrueshme. Nuk duhej ndonjë përpjekje e madhe për të kuptuar nëse një tren kishte apo jo në bord armatime bërthamore.

Protestuesit arrestoheshin shpesh për veprimet e tyre, pasi Departamenti amerikan i Energjisë, u përpoq ta bënte të paligjshme zbulimin e pozicionit të këtyre trenave.  Por presioni nga publiku ishte shumë i madh dhe në vitin 1987, programi i Trenave të Bardhë u ndërpre zyrtarisht.

Por ajo nuk ishte një fitore e jashtëzakonshme për protestuesit. Pavarësisht se sa fisnike ishin idealet e tyre, qeveria e Shteteve të Bashkuara vetëm sa e ndryshoi politikën e saj në lidhje me transportimin e armëve bërthamore. Në vend të përdorimit të trenave, që cilët ishin më të lehtë për t’u gjurmuar, u kalua në përdorimin e kamionëve të veçantë që do të ishin në gjendje të kalonin nëpër autostradat e Amerikës, duke i transportuar armët bërthamore në fshehtësi.

Kjo praktikë mbetet në përdorim edhe sot. Bota ishte me fat që pavarësisht nga të gjitha përgatitjet, kërcënimet dhe rezervat bërthamore gjithnjë në rritje, Lufta e Ftohtë nuk shpërtheu kurrë në një luftë të nxehtë. Lufta e ideve përfundoi pa u qëlluar asnjë raketë e vetme bërthamore.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2018/07/30/mysterious-white-trains/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: arme berthamorelufta e ftohtetrenat e bardhe

TË LIDHURA

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat
Bota

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago
Bota

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm
Bota

Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

19:21 | 03/01/2026
Next Post
BE heq nga agjenda integrimin e Shqipërise dhe Maqedonisë

BE diskuton për vaksinat për Ballkanin Perëndimor

Përgjaket mëngjesi i parë i 2021-shit, 34 vjeçari vret me thikë kunatin

Pas 9 vitesh, zbulohet autori i vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi (Emri)

Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda në makinë (Video)

Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda në makinë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com