Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Tre skenarët politikë për Italinë e vitit 2018

7 vjet ago
in Të Gjitha
Tre skenarët politikë për Italinë e vitit 2018

Nga Michael Braun, “Internazionale”- “Më kanë ardhur më majë të hundës gazetat!”- shfryn mikesha ime. Por nuk është se e ka me median e shkruar apo atë online. E ka me lajmet. Ajo është një njeri i interesuar mbi politikën, me një ndjenjë të fuqishme qytetare, të cilën dikur e quanim “të angazhuar”.

Por tani ndjenja e saj mbizotëruese është vetëm një: shkurajimi. Një shkurajim i ushqyer nga liderët politikë botërore – nga Trump tek Putin, nga Erdogan tek Kim Jong-un – por sidomos nga skenarët e politikës kombëtare italiane. Dhe kush do të merrte mendimin ta kundërshtonte?

Për Italinë, 2017-a qe një vit i çuditshëm. Më në fund, duket se vendi ka dalë nga kriza ekonomike që filloi në vitin 2008. Pas viteve me radhë, kur Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u zvogëlua – me një humbje prej 15 për qind në krahasim me vitet e para krizës – ekziston një ndjenjë e përhapur se vendi po ringrihet.

PBB-ja u rrit me 1.5 për qind të papritur, janë shtuar vendet e punës, bilanci tregtar është pozitiv, i nxitur nga shumë industri që kanë mbrojtur ose rifituar konkurrueshmërinë e tyre në tregjet ndërkombëtare, është rritur konsumi, po blihen sërish makina dhe shtëpi. Por nëse ekonomia më në fund ka filluar të gjallërohet, politika italiane paraqitet e zymtë.

Ndoshta do të kujtojmë 2017ë-n, si vitin në të cilin Republika e Dytë, e lindur në vitet e Tangentopolit dhe mbi hirin e të parës, ka filluar të ecë drejt rënies së saj përfundimtare. Lajmi në vetvete, nuk duket te jetë kaq i trishtë. Ka shumë pak njerëz që janë nostalgjikë për 20 vitet e dominuara nga një bipolarizëm i çuditshëm.

Nga njëra anë koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga Silvio Berlusconi, në anën tjetër ai i qendrës së majtë, që qëndron së bashku kryesisht nga betejat kundër një kundërshtari të përbashkët. Megjithatë, drama e vërtetë, është një tjetër: midis rënieve dhe ringritjeve nuk shihet një rrugëdalje, një Republikë e Tretë që mund t’u premtojë qytetarëve një qeveri më efektive, të qëndrueshme dhe të ndershme.

Rëniet

Vazhdojmë më tej, duke e filluar me rëniet, dhe në veçanti atë të Partisë Demokratike, dhe Matteo Renzi-t, që u transformua nga një yll në ngjitje në një yll që u rrëzua në pak se 4 vjet. Kur në dhjetorin e vitit 2013, u zgjodh si kryetar i Partisë Demokratike, dhe në shkurtin e vitit 2014, mori drejtimin e qeverisë, dhe pastaj kur në zgjedhjet evropiane të majit të atij viti shënoi një rezultat spektakolar prej 41 për qind, qenë të shumtë ata që profetizuan një epokë të re, atë të rencizmit, që do të pasonte njëzetvjeçarin berluskonian.

Por më shumë sesa një epokë, u pa se ishte një episod në historinë italiane. Renzi i ngjan atyre personave që pasi fitojnë lotarinë humbasin biletën. Që në fundin e vitit 2016, pësoi dy goditje shkatërruese, humbjen e referendumit mbi ndryshimet kushtetuese, dhe rrëzimin e ligjit zgjedhor – i ashtuquajturi Italicum – nga Gjykata Kushtetuese.

Pa ligjin zgjedhor mazhoritar dhe një shumicë në vend, kryeministri u duk i plakur para kohe. Por në vend të ndryshimit të kursit, dhe te mënyrës së sjelljes– nga përherë sulmues, tek një stil me dialogues – synoi të kërkonte sërish 41 përqindëshi i referendumit kushtetues në dhjetor 2016, një trashëgimisë të sigurt elektorale të Partisë Demokratike, dhe një bazë të sigurt për rimarrjen e postit të kryeministrit.

Dhe donte të vazhdonte të përleshej si me armiqtë e brendshëm – Pier Luigi Bersani, Massimo D’Alema dhe Robert Speranza – ashtu edhe ata të jashtëm, të identifikuar në Lëvizjen Pesë Yjet (M5S). Kësisoj, për të dalë nga cepi ku ai kishte përfunduar në vitin 2016, ai mendoi një seri goditjesh të befta, për që nuk fshikulluan të tjerët, por veten. Goditja e parë ishte ndarja e Partisë Demokratike.

Shkëputja e fraksioneve të D’Alemës dhe Bersanit nga partia, më shumë se sa një dramë, duket se u mirëprit nga Renzi, i bindur se këto vota që humbën në të majtë (sipas mendimit të tij shumë pak) do të rifitoheshin me shumicë në qendër. Sondazhet e këtyre ditëve, na tregojnë të kundërtën, pra se ka ka pasur një humbje të konsiderueshme të mbështetjes për Partinë Demokratike.

I pakënaqur me spastrimin e opozitës së brendshme, Renzi donte të zvogëlonte M5S, duke hartuar – së bashku me Berlusconin- një ligj zgjedhor të projektuar për të dëmtuar partinë e themeluar nga Beppe Grillo, për shembull falë “bonusit të koalicionit”, i panevojshëm për M5S, që njihet se nuk lidh aleanca si para ashtu edhe pas zgjedhjeve.

Sapo u miratua ligji zgjedhor, Partia Demokratike vërejti se sipas të gjitha gjasave, e para që do të humbë do të jetë ajo vetë:koalicioni i saj është në fakt tejet fluid. E majta e “Lirëve dhe të  barabartëve” do të garojë e vetme. Ndërsa ajo çka mbetet nga alfanianët pa Alfanon, nga pisapian-ët pa Pisapia-n, plus detashmentet e vogla të të gjelbërve, socialistëve dhe radikalëve (madje jo të gjithë), duken si një kopje e trishtë dhe qesharake e Ullirit (Ulivo).

Pra, në vend të ndeshet me grilinët për udhëheqjen e vendit, demokratët ka të ngjarë të jenë spektatorë të një gare elektorale, në të cilën do të renditen të tretët, të tejkaluar tanimë nga M5S dhe koalicioni i Berlusconit, të vetmet të avantazhuara nga një ligj zgjedhor i hartuar për përmasat e tyre.

Ringjallje dhe aspirata

Ai që e rimori veten në një mënyrë të habitshme, dhe që do ta kujtojë 2017-ën si një vit të mrekullueshëm, është Silvio Berlusconi.

Nëse Giulio Andreotti ishte dhelpra e politikës italiane, Berlusconi është macja me shtatë jetë e saj. Pasi dha dorëheqjen si kreu i qeverisë në nëntorin e vitit 2011, në kulmin e krizës së euros, ai doli nga skena politike pas dënimit për evazion fiskal, çka e detyroi të lërë senatin dhe e përjashtoi nga garimi në zgjedhjet e ardhshme zgjedhjet.

Në çdo vend të Evropës Perëndimore, do të ishte përgjithmonë jashtë lojërave politike. Por jo në Itali. Këtu ai është kthyer në modë, si për ironinë e fatit si një “dige ndaj populistëve”, si mbrojtës i Evropës së bashkuar, në aleancë me Lidhjen e Veriut të Matteo Salvinit, që ndërkohë është shndërruar në një parti sovraniste, i lidhur ngushtë me udhëheqësen populiste franceze Marine Le Pen, dhe me Vëllezërit e Italisë të Giorgia Meloni.

Ky pol, është tashmë i vetmi që mund të shpresojë që marrë 40 për qind të votave, dhe që mund të ketë një shumicë në parlamentin e ardhshëm. Dhe Italia do të ishte sërish në krye të rrugës.

Ndërmjet rënies së Renzit dhe ringritjes së Berluskonit, bie në sy qëndrueshmëria, madje në fakt rritja e Lëvizjes Pesë Yjet.

Kjo parti që nuk dëshiron të trajtohet dhe tregohet si një parti tradicionale, synon tanimë të jetë forca më e fuqishme politike në vend.

Ajo ka kundër pothuajse të gjitha mediat – një situatë që s’ka ndodhur kurrë në Italinë republikane – por vazhdon të rritet në sondazhe, duke arritur tashmë pragun prej 30 për qind.  

Nëse Beppe Sala, kryebashkiaku i Milanos, përfaqësues i PD, ndodhet nën hetim, gazetat i rezervojnë vetëm një artikull të shkurtër të fshehur midis lajmeve të tjera, por nëse Virxhinia Raggi rrezikon një hetim, gazetat hapen me këtë lajm.

Çdo temë është e mirë kundër grilinëve. Të gjithë i janë vënë kundër, por një dorë u japin edhe ata vetë. 

Pra në këto kushte, perspektivat për qeverinë e ardhshme mund të jenë tre:ose e djathta berlusconiane që shpëton Italinë nga populistët e M5S, duke sjellë në pushtet ata të Lidhjes së Veriut; ose realizohet një “koalicioni i madh” i PD-së me partitë e vogla (një probabilitet i vogël, duke pasur parasysh numrat); ose M5S futet në qeveri, ku pasi nuk rreshtohet me asnjë pale para zgjedhjeve, premton të befasojë pas tyre, duke u futur në mënyrë indiferente në një koalicion me një të djathtë të keqe, raciste dhe vulgare, ose me të majtën.             

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce   

Tags: aspirataInternazionaleItalinëMichael BraunpolitikeRënietRingjalljeskenarettreViti 2018

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Formimi i qeverisë gjermane/Merkel: Bota nuk pret për ne

Formimi i qeverisë gjermane/Merkel: Bota nuk pret për ne

VIDEO/Rama vishet si Babagjysh, surprizon vogëlushin e paralizuar

VIDEO/Rama vishet si Babagjysh, surprizon vogëlushin e paralizuar

Strakosha: Në “San Siro” nuk është e lehtë, por ne merituam më shumë

Strakosha: Në “San Siro” nuk është e lehtë, por ne merituam më shumë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Showbizz

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

by mirseda
23:06 | 05/06/2025
0

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

22:41 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com