Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tre llojet e tiranëve gjatë 2500 viteve pushtet, padrejtësi dhe terror

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Tre llojet e tiranëve gjatë 2500 viteve pushtet, padrejtësi dhe terror

Shtetet dhe kufijtë ndryshojnë, teknologjia zhvillohet, shkenca përparon, por ka diçka që mbetet e qëndrueshme deri në ditët tona:tirania. Dhe duket se “shpirti” i saj mbijeton, madje duket se është ripërtërirë në gjirin e terrorizmit xhihadist, imperializmit të Putinit apo ambicieve ekspansioniste të Kinës.

Historiani Waller R. Newell, profesor i Shkencave Politike dhe Filozofisë në Universitetin Karlton në Otava (Kanada), është përpjekur të kuptojë se si dhe pse tirania është një tipar i përhershëm i qenieve njerëzore. Në librin e tij “Tiranët”, Newell na zbulon figurën e tiranit, duke rrëfyer në një mënyrë elegante dhe tronditëse gjurmët e gjata të gjakut, padrejtësisë dhe terrorit të më shumë se 2 mijë viteve të despotëve të çdo rendi dhe grade, që na kanë lënë mbi supe.

Newell analizon të gjitha qeverisjet tiranike që kanë ekzistuar përgjatë gjithë historisë, dhe ekzistojnë ende sot. Rrëfimi i tij, ndjek evolucionin e çuditshëm të tiranisë që nga origjina e saj, nga Greqia dhe Roma e Lashtë, tek despotët shtet-ndërtues, që e nxorën Evropën nga feudalizmi për ta udhëhequr drejt kohëve moderne.

Ai përshkruan tiranitë totalitare, duke filluar me terrorin jakobin të vitit 1793, dhe vazhdon me bolshevikët, nazistët, Timonerin e Madh Mao, Khmerët e Kuq, dhe xhihadistët e sotëm. Në mënyrë të veçanti Newell bën dallimin e tre llojeve të tiranëve, dhe ky dallim është veçanërisht interesant dhe ia vlen të analizohet.

Tiranët “kopshtarë”

Lloji i parë i përket atij që historiani kanadez e quan “tirani kopshtar”, në të njëjtën kohë më i vjetri në histori, dhe ende më i zakonshmi në kohën tonë. Bëhet fjalë për njerëz që zotërojnë një vend dhe shoqëri si ta kenë pronën e tyre personale, duke i shfrytëzuar ato për kënaqësitë dhe përfitimet vetjake, si dhe për të farovizuar familjarët dhe miqtë e tyre.

Sikurse ka thënë dikur Aristoteli, ata sundojnë mbi një vend si “padronë”, sikur të qenë në shtëpinë e tyre. Nuk është diçka e pakonceptueshme që një sovran i tillë, të mund të angazhohet në dobi të popullit të tij, duke u shfaqur si një udhëheqës i fuqishëm në luftë, dhe duke ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë. Gjithsesi, në fund fare gjithçka që ai ka si synim janë përfitimet financiare dhe kënaqësia vetjake dhe e klanit të tij.

Siç shprehet sofisti cinik Trasimaku në “Republika e Platonit”, në qoftë se tirani e majm kopenë e tij të deleve njerëzore, këtë e bën vetëm për të fituar më shumë për vete. Këta tiranë (edhe pse jo gjithmonë), zhyten shpesh në teprime të mëdha hedonistike dhe mizorish, ata janë kaq të dendur me pasuritë që kanë plaçkitur, saqë ndihen të imunizuar ndaj të gjitha ligjeve.

Shembujt historikë të tiranëve “kopshtarë” janë të shumtë, nga Geroni I i Sirakuzës tek perandori romak Neron, nga kryekomandanti Franko në Spanjë tek  Anastasio Somoza Debaile në Nikaragua, nga Papa Dok Duvalie në Haiti tek Hosni Mubarak në Egjipt.

Sulltani osman Murati IV, argëtohej zakonisht duke qëndruar në muret e pallatit mbretëror, dhe goditur prej andej me mushqetën e tij kalimtarët e pafajshëm që kalonin poshtë në rrugë. Ndonjëherë vraponte rrugëve të Stambollit, dhe vriste cilindo që ndeshte përpara.

Tiranët “e iluminuar”

Lloji i dytë është “tirani i iluminuar” ose reformator. Këta janë njerëz që nxiten në fakt nga ambicia për të gëzuar favore, pasuri të shumta dhe ushtruar pushtet me një liri absolute nga kufizimet e ligjit ose të demokracisë. Megjithatë, ata nuk janë thjesht qejflinj apo përfitues të pasurisë publike. Ata duan të përmirësojnë shoqërinë dhe njerëzit e tyre, nëpërmjet një ushtrimi konstruktiv të autoritetit të tyre të pakufizuar.

Shembujt përfshijnë Aleksandrin e Madh, Jul Çezarin, Tudorët në Britani, “despotët e iluminuar” si Luigji XIV, Frederiku i Madh, Napoleoni dhe Kemal Ataturku. Aty ku askush tjetër me një mendje të shëndoshë nuk mund të ndjejë gjë tjetër veç përbuzjes morale për tiranët “kopshtarë” si Neroni, të dehur nga lakmia dhe teprimet idiote, tiranët reformatorë kanë më kompleksë, për shkak se tërheqin pas vetes një pjesë të madhe të nënshtetasve të tyre për shkak të admirimit, dhe vetë janë sinqerisht të bindur se janë duke bërë atë që është më e mira për popullin e tyre.

Madje shpesh as nuk perceptohen si tiranë, por si mbrojtës të njerëzve të zakonshëm. Tiranët “e iluminuar” jo vetëm çojnë tek fitorja dhe pavarësia e popullit të tyre nëpërmjet luftës, por ata ndërmarrin projekte të mëdha për të përmirësuar shoqërinë e mbretërisë së tyre, përmes projekteve të ripërtëritjes urbane, ligjeve të reja, shërbimeve higjiena-sanitare, arsimit dhe zvogëlimit të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

Edhe pse vështirë se janë të imunizuar nga pasja e monopolist mbi të mirat publike, dhe dëshira për t’u fshehur pas titujve të sundimtarëve të ligjshëm të popullit që kanë uzurpuar, ata duan të jenë shumë, shumë më tepër sesa thjesht kryetar klani apo Khan, të gatshëm për t’u majmur në kurriz të popullit të tyre.

Ata nuk duan asgjë më pak se sa të vendosin rendin në një botë kaotike, për të mirën e njerëzimit, dhe në këtë mënyrë të fitojnë famën e përjetshme – një impuls që është shfaqur që në kohët e lashta tek tiranët që aspironin për një pushtet në një shkallë globale, si Nabukodonosori apo faraonët e Egjiptit. Në jetën e tyre personale, ata janë shpesh asketë, e përdorin dhunën për qëllime konkrete dhe jo për mizori të panevojshme dhe ekstravagante, ndërsa janë të gatshëm të durojnë të njëjtat vështirësi si edhe ushtarët e tyre.

Tiranët dystopianë

Lloji i tretë përfaqësohet nga “tiranët milenaristë”. Këta sundimtarët nuk kënaqen duke qenë vetëm tiranë “kopshtarë”, shfrytëzues dhe të babëzitur, dhe as të jenë tiranë “reformatorë” që aspirojnë të arrijnë përmirësime konstruktive për vendin e tyre. Ata nxiten më tepër nga impulsi për të imponuar një regjim utopik, në të cilën individi është subjekt i së mirës kolektive, dhe ku çdo privilegj dhe alienim do të zhduket përgjithmonë.

Në këtë kategori përfshihen figura të tilla si Robespier, Stalin, Hitler, Mao, Pol Pot dhe xhihadistët e sotëm. Paradoksi i tmerrshëm i revolucionit të tyre, është se bota e ardhshme e harmonisë së përsosur, kërkon në të tashmen teprime monstruoze të vrasjeve masive, luftërave dhe gjenocideve. Newell e quan këtë dukuri “gjenocidi utopik”, i frymëzuar nga idealet që vrasin.

Ndërsa tiranët  “kopshtarë” dhe ata të “iluminuar”, kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë njerëzore, nga kohërat e lashta e deri më sot, tiranët milenaristë janë rreptësisht modernë dhe nuk kanë precedentë historikë deri tek Terrori jakobin i 1793-shit. S’ka dyshim që tiranët milenaristë bëjnë gjëra për vendet e tyre, të cilat i mbivendosen llojit të tiranit reformator:për shembull Stalini dhe Hitleri, kontribuuan në modernizimin ekonomik dhe teknologjik të shteteve të tyre respektive.

Pas  dyerve të mbyllura, këta tiranë janë në gjendje të kënaqin disa prej teprimeve perverse të tiranit “kopshtar”, por në fund, qëllimi i tyre shkon “përtej politikës”. Ata duan të shkatërrojnë botën e sotme për të realizuar Nirvanën e “komunizmit”,” Rajhum Njëmijëvjeçar”, apo “Kalifatin Botëror”. Duke iu referuar admiruesve të tij në Evropë dhe Amerikë, Stalini i quajti ata “idiotë të dobishëm”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 2500 vite pushtetpadrejtësiterrortirane

TË LIDHURA

Bllokim nesër në aksin Kakavijë–Janinë për protestën e fermerëve
Kryesore

Bllokim nesër në aksin Kakavijë–Janinë për protestën e fermerëve

20:18 | 29/11/2025
Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet
Aktualitet

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet

17:52 | 28/11/2025
I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet  63-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 63-vjeçari në Elbasan

17:39 | 28/11/2025
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor?

Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor?

Shtypi nga bota, 1 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 1 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 1 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 1 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës
Bota

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës

by mirseda
17:18 | 01/12/2025
0

Ditën e sotme presidenti amerikan, Donald Trump do të kryesojë një mbledhje në Zyrën Ovale për të...

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

16:58 | 01/12/2025
PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

16:29 | 01/12/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

16:25 | 01/12/2025
Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët

Lehtësuan dënimin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë rihap hetimet për 3 gjyqtarët

13:13 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com