jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Trashëgimtare e pasurive me dokumente false, lë motrat dhe vëllezërit pa prona

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Trashëgimtare e pasurive me dokumente false, lë motrat dhe vëllezërit pa prona

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” erdhi nga Elbasani nga disa familjarë që pretendojnë se janë përjashtuar nga testamenti me falsifikime nga ana e noteres, në mënyrë që përfituese e vetme të ishte Afërdita Musmuça.

“Ka qenë përfaqësuese e vetme. Ne jemi 8 fëmijë. Nuk e di çfarë bëri. Ndryshoi testamentin dhe bëri përjashtime. Mua më ka përjashtuar motra. Asgjë nuk kam përfituar, asnjë lloj pasurie. U interesova bashkë me burrin, shkuam te noteri në lagje se e dimë me kë ka pasur kontakte, me noteren Majlinda Lato. Atje ishte bërë testamenti në emër të vet. Konflikte s’kemi pasur, sa qenë prindërit gjallë. Kjo punë u bë pasi vdiq mami”, u shpreh e motra e Afërdita Musmuçës.

Historia e pasurisë vjen nga e ndjera Ismete Musmuça, e cila ka qenë vajzë e vetme e një familjeje shumë të pasur dhe me shumë prona në qytetin e Elbasanit. Një prej trashëgimtarëve të Ismetes, i cili vuan nga problemet mendore, Fatmir Musmuça, jeton në kushte ekstreme dhe ushqehet në mensat sociale të Bashkisë Elbasan. Teknikisht dhe ligjërisht, Fatmir Musmuça është i pasur, por jeton në kushte të mjerushme.

“Jam i 6 si radhë nga fëmijët. I ngatërruan gjërat ata. I deformuan më keq. Ndihem i vrarë shpirtërisht. Të pakënaq. Nëna na ka lënë shumë gjëra”, tregonte ai

Testamenti problematik u përpilua në vitin 2011 nga noterja Majlinda Lato dhe në prani të avokatit Unitet Dedja në shtëpinë e të moshuarës.

Gazetari: Më shumë për procedurë doja të të pyesja…! Ju thoni këtu, që keni vajtur tek  zonja, (Ismete Musmuca) sepse ka qenë e sëmurë dhe i jeni referuar një raporti mjeko-ligjor me nr. 290.

Noterja Majlinda Lato: Disponoj në dosje raportin origjinal…

Gazetari: Këtë ta kanë dhënë familjarët, i bie?

Noterja Majlinda Lato: Po, po!

Gazetari: Thjesht për procedurë, për lënien e testamentit.

Avokati Unitet Dedja: Unë vetëm kam marrë pjesë, kam firmosur këtu, nëse ajo ishte koshiente për veprimet, që po kryente.

Gazetari: Zonja, (Ismete Musmuca) në ambientet e shtëpisë edhe me noteren…

Avokati Unitet Dedja: Kaq…!

Por “Stop” zbulon falsifikimin që i është bërë raportit që shoqëron testamentin që vërteton se Ismete Musmuça ka qenë e aftë juridikisht për të lëshuar testamentin. Për pasojë raporti në testament është i pavlefshëm.

Gazetari: Alban, thjesht më ndihmon dot për vërtetësinë e kësaj? Kështu me sy të lirë e dallon dot është, apo jo firma jote?

Mjeku Alban Hoxha: Këtu …firma ime jo, por vula është…

Mjeku Everest Hoxha: Shkrimi im nuk është. Shiko nuk e kam shkruajtur unë, se shiko, si e kam shkrimin unë, e aftë për veprime juridike, e shikon ti… Këto me veprime juridike ne i vlerësonim faktike edhe ne i çonim tek psikiatri. Nuk lëshojmë ne dot, po nuk e lëshoi psikatri… Hajde Evis…!

Gazetari: Ja erdhi dhe doktoresha…

Mjeku Everest Hoxha: Hajde doktoresha! Këta zotërinjë janë gazetarë, po kanë një problem me një testament, që kemi qenë ne bashkë në komision. Është ndonjë firmë e jotja ndonjëra nga këto këtu?

Mjekja Evis Skuqi: Firma ime është kjo. Çfarë problemi keni?

Gazetari: Në lidhje me një testament…

Mjekja Evis Skuqi: Kjo është firma ime…

Gazetari: Aaaa…

Mjeku Everest Hoxha: Aaaa jo, jo! Vetëm firmën time e kanë qa ato…

Gazetari i “Stop” mundi të takojë përfituesen e vetme të testamentit, Afërdita Musmuça, e cila bëri blof, duke deklaruar se testamenti është bërë në zyrën e noteres.

“Ne kemi vite që e kemi bërë atë. Kemi shkuar bashkë me time më në vitet 2012 tek mjeku i lagjes, pastaj tek ambulanca. Bëmë vizitën dhe pas asaj morëm dokumentin që na dha institucioni sepse ime më ishte shumë mirë nga ana shëndetësore, nga të gjitha drejtimet. Kishte punë dhe lamë një orar. Jo absolutisht. Ku e konfirmon ti që ka qenë e sëmurë? Ne kemi qenë në zyrë për të bërë një testament”, tha ajo.

Por noterja pohon se testamenti është bërë në shtëpinë e të moshuarës.

Gazetari: Rastin e testamentit, që folëm, ajo thotë, që është bërë në zyrë, ndërkohë, kur unë të pyeta ty, më thatë, që ishte e pamundur edhe shkuam…?

Noterja Majlinda Lato: Testamenti është bërë në shtëpi./tvklan.al

Tags: motërpasuritrashegimtarevëlla

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real
Politikë

Dita e Sindromës Down, Zhupa: Arsimi dhe punësimi çelësi i integrimit real

21:22 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Next Post
Gjermani/ Vaksinoi gabimisht 9-vjeçaren kundër Covid, mjeku pushohet nga puna

Gjermani/ Vaksinoi gabimisht 9-vjeçaren kundër Covid, mjeku pushohet nga puna

“Keqqeverisja e Ramës”/Bardhi: Kushtet për integrimin në BE mund të shtohen

A do të hyjë PD-ja në Kuvend? Ja si përgjigjet Bardhi

Cila është pengesa më e madhe në marrëdhëniet Turqi-Greqi?

Cila është pengesa më e madhe në marrëdhëniet Turqi-Greqi?







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com