Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Trashëgimi botërore/Kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit të mbrohen nga UNESCO

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Trashëgimi botërore/Kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit të mbrohen nga UNESCO

Ekspertët e misionit “Europa Nostra” shprehen entuziastë për vlerat që përfaqësojnë kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit, duke sugjeruar përgatitjen e dosjes që këto kisha të vlerësohen me statusin e mbrojtjes si trashëgimi botërore nga UNESCO.

Vlerësimi është bërë gjatë një takimi të misionit me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtoreshën e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani. Ato pritën në një takim pune misionin e ekspertëve të Europa Nostra-s, përfaqësuar nga Anëtari i Bordit, Paolo Vitti dhe Peter Bond dhe Lourdes Llorens Abando, ekspertë teknikë nga Banka Europiane e Investimit.

Pas vizitës në terren, në kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit, Vitti u shpreh i mrekulluar për vlerat arkitektonike dhe artistike që përcjellin këto monumente të kulturës, frymëzuar nga trashëgimia e kultit bizantin, duke i cilësuar “Thesare Unike” në rajon e më gjerë. Misioni u shpreh entuziast dhe sugjeroi përgatitjen e dosjes që këto kisha të vlerësohen me statusin e mbrojtjes si trashëgimi botërore nga UNESCO.

“Trashëgimia Kulturore nuk është luks, por potencial për zhvillim ekonomik. Qeveria shqiptare prej pesë vitesh ka kthyer fort vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore. Programet si “100 Fshatrat”, apo “Rrugët e Besimit”, nuk janë vetëm sensibilizim ndaj pasurive kulturore, natyrore dhe shpirtërore të Shqipërisë, por një itinerar i pasur i këtyre thesareve që presin të zbulohen për të komunikuar kulturalisht por edhe për të gjeneruar ekonomi lokale”- u shpreh ministrja Kumbaro gjatë takimit.

Misioni vlerësoi maksimalisht punën e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve në mirëmbajtjen, restaurimin dhe vëmendjen e treguar ndaj këtyre monumenteve dhe u shpreh i gatshëm të “krijojmë urat e nevojshme të komunikimit dhe bashkëpunimit në nivel institucional”.

Misioni i Europa Nostras u njoh me strategjinë e programit të Trashëgimisë Kulturore, ligjin e ri për “Trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, projektet e monumenteve që janë në proces restaurimi, ose pritet të fillojnë përmes partneriteteve me donatorë privatë, apo komunitetet fetare.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit në të ardhmen duke ngritur grupe të përbashkëta ekspertësh në vlerësim, ekspertizë apo zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në ndihmesë të restauratorëve, ikonografëve, teknikave të restaurimit, etj./BW/

Tags: botëroreKishattë mbrohentrashëgimiunescoVithkuqitVoskopojës

TË LIDHURA

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

12:31 | 12/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…
Aktualitet

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Next Post
Luftëtari rikthehet ai i “vjetshmi”, Teuta ‘viktima’ e parë e Mezanit (Video)

Luftëtari rikthehet ai i “vjetshmi”, Teuta ‘viktima’ e parë e Mezanit (Video)

Video/Ja si pritet rikthimi në stadium i legjendës së Manchester United

Video/Ja si pritet rikthimi në stadium i legjendës së Manchester United

Zbulohet hoteli me 5 yje në Tiranë, që përgjon klientët!

Zbulohet hoteli me 5 yje në Tiranë, që përgjon klientët!







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

by mirseda
12:31 | 12/03/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Jeta Krekës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm...

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen  paqësore

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen paqësore

11:41 | 12/03/2026
Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

11:39 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com