113 kilogramë marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar, konkretisht në zonën pyjore të Leptokarias, në Igumenicë.
Policia ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31 vjeç. Ata u kapën teksa transportonin në këmbë çanta të mbushura me 113 kg marijuanë. Bashkë me ta kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, por këta të fundit kanë arritur t’ia mbathin duke u larguar me vrap në tokat shqiptare.
Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe 3 telefona celularë.