Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Trajtimin e epilepsisë pa kuadër ligjor, vetëm në humanizmin e mjekëve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Trajtimin e epilepsisë pa kuadër ligjor, vetëm në humanizmin e mjekëve

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, profesionistët shëndetësorë thonë se numri i personave të prekur nga epilepsia, çdo vit shënon rritje. Shtimi i numrit, sipas tyre, vërehet te rastet që paraqiten për trajtim mjekësor.

Bazuar në të dhënat jozyrtare, në Kosovë janë rreth 12 mijë persona që vuajnë nga epilepsia.

Trajtimi mjekësor i kësaj sëmundjeje, mbetet sfidë për fëmijët e prekur, të cilët jetojnë në familje me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme.

Kështu thonë zyrtarë nga Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).

Sipas tyre, institucionet shëndetësore publike duhet të ndërmarrin veprime për një furnizim afatgjatë dhe të qëndrueshëm me barna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Klevis Vaqari, menaxhere e programit në KOMF, i tha se mjekimi i fëmijëve me epilepsi kërkon trajnim dhe eksperiencë të duhur të personelit shëndetësor, përpos barnave e esenciale të domosdoshme.

“Ne kemi rekomanduar për institucionet që të garantojnë një furnizim të qëndrueshëm e sidomos të mos mungojnë barnat e listës esenciale. Pastaj edhe mungesa e profesionistëve mbetet sfidë dhe kemi rekomanduar rritje të numrit të profesionistëve të kësaj fushe. Po ashtu, kemi rekomanduar vetëdijësim përmes programeve të ndryshme”, tha Vaqari.

Ndërkohë, neurologu Nexhmedin Shala tha se sa i përket kësaj sëmundjeje, ka shumë probleme në trajtimin e saj.

“Epilepsia është një sëmundje që është e pranishme sikurse në vendet e rajonit, ndonëse ne nuk kemi regjistër. Të gjithë të prekurit me epilepsi, që kërkojnë ndihmë mjekësore, trajtohen mirë. Vështirësitë janë të natyrave tjera, si lista me barna që mungojnë, kështu që pacientët detyrohen t’i blejnë vetë ato. Këto ilaçe gjenden në tregun farmaceutik”, tha Shala.

“Ne kemi gjithashtu probleme me edukim të mirëfilltë me profesionistët e kësaj lëmie dhe trajtimet kirurgjikale ende vazhdojnë të mos kryhen në Kosovë”, tha tutje ai.

Në anën tjetër, Valbona Govori kryetare e shoqatës kundër epilepsisë, tha se krijimi i një sistemi të raportimi është më se i nevojshëm. Ajo përmend edhe mungesën e Ligjit për sigurime shëndetësore, që siç thotë ajo, do të ndihmonte në mbledhjen e të dhënave të sakta për personat që vuajnë nga epilepsia.

Megjithatë Govori si sfidë përmend edhe stigmatizimin e personave që vuajnë nga epilepsia, e që mendon se mbetet një prej problemeve kyçe.

“Stigma dhe diskriminimi është një barrë e rëndë për ta dhe familjet e tyre. Kjo po rezulton edhe me mungesë të dhënash për sëmundjen. Ne sa po kemi mundësi po e bëjmë sensibilizimin popullatës rreth kësaj sëmundjeje. Megjithatë, stigma dominon. Ka pacientë që janë të diskriminuar në punësim e të tilla. Këta për shembull, nuk e lajmërojnë sëmundjen për shkak të frikës mos po e humbin vendin e punës. Kjo mendoj është shqetësuese”, tha Govori.

Ndryshe, Ligji për shëndetësi parasheh ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe jodiskriminuese me standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Tags: epilepsisëhumanizminligjormjekëvepa kuadërTrajtiminvetem

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Skandali i Salianjit/Komentuesi, Berishës: Ça do bëhet me dy baxhellat

Skandali i Salianjit/Komentuesi, Berishës: Ça do bëhet me dy baxhellat

Përplasja me Turqinë në Egje, ish-ministri grek: Turk i mirë, turku i vdekur

Përplasja me Turqinë në Egje, ish-ministri grek: Turk i mirë, turku i vdekur

Video/Aksidenti i tmerrshëm i skiatorit rus me rrjetën mbrojtëse

Video/Aksidenti i tmerrshëm i skiatorit rus me rrjetën mbrojtëse







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com