Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e trafikut dhe shpërndarjes së kokainës, teksa iu desh të gëlltiste një pako kokainë që mbante në xhep, për t’i shpëtuar kontrollit dhe tani po mjekohet në spital.
Policia e Spoleto njoftoi se kishte gjetur të fshehura 34 pako kokainë brenda një kontejneri në ndarjen e motorit të mjetit që drejtonte i dyshuari.
I ndaluar nga policia e Spoletos për një kontroll ndërsa po ngiste makinën përgjatë autostradës SS3, 27-vjeçari shfaqi menjëherë një qëndrim nervoz, duke i bërë oficerët të vazhdonin me një kontroll personal dhe të automjetit.
Përveç lëndëve narkotike, u gjetën edhe 490 euro para të gatshme, si dhe dy telefona celularë, që u sekuestruan.
Kur u pyet nga oficerët, i riu pranoi se kishte gëlltitur një pako që përmbante narkotikë pak para kontrollit. Kjo rrethanë i shtyu oficerët të telefononin ndihmësit e 118-ës , të cilët e transportuan atë në spital për analizat e nevojshme.
Në përfundim, 27-vjeçari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre dhe me urdhër të prokurorit u mbajt në arrest shtëpiak, teksa po vijon mjekimin në spital.















