Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Trafikantët shqiptarë tallen me sistemin e dëbimit të britanikëve”

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Trafikantët shqiptarë tallen me sistemin e dëbimit të britanikëve”

Zotërinjtë e drogës nga Shqipëria po tallen me sistemin tonë të dëbimit duke u rikthyer në vend për të kryer më shumë krime. Çdokush i dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar është vendosur në një listë mbikëqyrëse dhe është ndaluar të ri-hyjnë në vend-kështu nis një artikull i gazetës britanike, “Express”.

Gazeta shkruan se gjatë një investigimi i zbuluan disa raste kur kriminelët shqiptarë të deportuar, përfshirë shitësit e drogës, janë rishfaqur në Mbretërinë e Bashkuar, ndonjëherë brenda vitit kur janë dëbuar.

Gazeta sjell rastin e Aleks Dautit, 31 vjeç, kreu i një rrjeti të kontrabandimit të qindra emigrantëve të paligjshëm në Britani të Madhe. Ai u ekstradua të premten në Belgjikë, ku është dënuar me 10 vite burg në mungesë dhjetorin e shkuar.

Banda e Dautit përdori shoferët e korruptuar të kamionëve për të kontrabanduar burra, gra dhe fëmijë në Britani të Madhe, ndonjëherë duke përdorur kamionë frigoriferikë.

Ndërkohë, javën e shkuar policia në Blackpool tha se dy shqiptarë u përballën me dëbim dhe një tjetër është në arrati, pas bastisën një fabrikë kanabisi në qytet.

Një tjetër burrë, Esmerald Çuni, 25 vjeç, u dënua për përdorimin e dokumenteve të rreme greke të identitetit në gjykatën Hull Crown në nëntor.

Ai u gjet në posedim të drogës dhe shenjat e gishtërinjve, zbuluan identitetin e vërtetë të tij.

Çuni u zbulua për herë të parë ilegalisht në Britani të Madhe në 2015 dhe u deportua por u rikthye në Britani dhe u burgos për një vit për posedim të dokumenteve ilegale.

Deputeti i Tory Philip Hollobone tha: “Kontrollet e tanishme kufitare janë dukshëm joadekuate për parandalimin e krimit shqiptar në rrugët tona. Ndërsa masat janë marrë, ato nuk janë efektive”.

Një video e postuar në një faqe në Facebook tregon një të ri, ndoshta një adoleshent, duke u fshehur në një kamion të destinuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas gazetës, një pjesë e madhe e atyre që kthehen në Britani të Madhe janë pjesë e mafies shqiptare të drogës, për të cilët Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmëruar se është duke marrë kontrollin e tregtisë së kokainës, për shkak të lidhjeve të tyre të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane.

Sipas “Ekspress”, një tregtar shqiptar i drogës u deportua tri herë, por arriti të hynte për herë të katërt kur u gjet me 1 kg kokainë me vlerë 26,000 paund dhe 14,000 paund cash në shtëpinë e tij në Northamptonshire.

Baksim Bushati, 42 vjeç, u deportua tri herë ndërmjet viteve 2005 dhe 2013 për dokumente të rreme. Ai u burgos me 7 vite burg për drogë në vitin 2014 si dhe do të dëbohet përsëri pas kryerjes së dënimit.

Clirim Malecaj, 32 vjeç, u burgos për gjashtë vjet në vitin 2015 si pjesë e një bande prej 20 shqiptarësh që “përmbytën” Mançesterin me kokainë.

Në Gjykatë u tha se ai ishte burgosur më parë për një vepër të ngjashme dhe u deportua, por u kthye për të vazhduar aktivitetin.

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Shënoi gol me dorë, portieri ‘merr me shkelma’ arbitrin pasi ia anuloi (Video)

Shënoi gol me dorë, portieri ‘merr me shkelma’ arbitrin pasi ia anuloi (Video)

“Dëshirojmë që Shqipëria të marrë ftesë për hapjen e negociatave”

“Dëshirojmë që Shqipëria të marrë ftesë për hapjen e negociatave”

Një finte bën të famshme skuadrën angleze, videoja bën namin në Twitter

Një finte bën të famshme skuadrën angleze, videoja bën namin në Twitter







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com