Manchester United ka dështuar që të largojë krizën edhe në përballjen me Tottenham, pasi është mundur në Old Trafford me rezultatin 3-0. Një atmosferë e jashtëzakonshme në stadium, por që në fund pllakosi heshtja.
Ishte United që shpresoi në fillim të ndeshjes në Teatrin e Ëndrrave, duke pasur një rast të artë me Lukakun, por sulmuesi belg gaboin me portën e boshatisur. Por pas pushimit ishte Tottenham që zhbllokoi rezultatin me goline Harry Kane me kokë pas krosit të Tripper nga këndi.
https://twitter.com/Clarkeyyyyyy1/status/1034170706228113414
Vetëm dy minuta më pas ishte Lucas Moura ai që dyfishoi rezultatin dhe që pas atij momenti ndeshja mund të quhej e mbyllur. Në fund të takimit, Moura me një tjetër gol fantastik trefishon rezultatin duke bërë që tani Jose Mourinho të rrezikojë seriozisht postin e tij.