Zhvillohet mbrëmjen e sotme në Paris të Francës, ceremonia e “Topit të Artë”, çmimi i përvitshëm që jepet nga revista “France Football”, ku 173 gazetarë nga e gjithë bota kanë votuar për lojtarin më të mirë të vitit.
Parashikimet janë të mëdha që fituesi të jetë Luka Modriç, e duke lënë pas në podium Cristiano Ronaldon dhe Grizmann. Kroati mendohet të jetë i pari që do të thyejë hegjemoninë 10-vjeçarë të Ronaldos dhe Messit në këtë çmim individual, ku të dy e kanë fituar nga 5 herë. I fundit para tyre, ka qenë Kaka që e ka fituar këtë çmim.
“France Football”, do të publikojë renditjen e 30 të nominuarve, deri në kulmin e mbrëmjes, që do të nisë në orën 21:00, e ku do të akordohet edhe çmimi i madh i “Topit të Artë”.
Por një foto po qarkullon në internet tregon para kohe fituesin e “Topit të Artë” dhe ai do të jetë Luka Modic. Një diferencë shumë e madhe pikësh me vendin e dytë i cili është Cristiano Ronaldo, ndërsa Podiumi plotësohet nga kampioni i botës, Antoine Grizmann. Për Lionel Messin është rezervuar vetëm vendi i pestë në këtë listë, ndërsa vendi i katërt i takon Kylian Mbappe. Top 10 plotësohet nga Salah, Varane, Hazard, De Bruyne dhe Harry Kane.