Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Topalli: Basha e zhbëri PD-në, Republika e Re si Rilindja

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Topalli: Basha e zhbëri PD-në, Republika e Re si Rilindja

 Jozefina Topalli, ish numri dy i PD- së dhe deputete e kësaj partie, ka reaguar me një gjuhë të ashpër ndaj Lulzim Bashës, duke zënë fill tek përmbajtja e listave të kandidatëve për deputetë të PD-së, që u finalizuan më dt 26 maj. Gjatë një prononcimi për “News 24”, Topalli e quan 26 majin, fundin e Partisë së vërtetë Demokratike, të asaj force që lindi dhjetorin e 1990-ës.    

“Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputetve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re. E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes”

Duke e akuzuar drejtëpërdrejtë kreun demokrat se po e shpërbën PD-në, deklaratë kjo që në gojën e saj nuk përbën risi, Topalli  i kujton Bashës se nuk ka asnjë meritë në asnjë sukses të kësaj partie.

“Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale”, deklaron ajo.

Ndërsa marrëveshjen Ram-Basha, ajo e cilëson pazar që mbyti kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.  “E di qe shume demokrate jane merzitur me mua, kur i kerkova Lulzim Bashes te mos bojkotoje zgjedhjet, kur nuk erdha më ne cader ashtu sic do te kisha dashur. Por une e dija qe Lulzim Basha po e perdorte shpirtin e demokrateve, revolten e tyre kunder Edi Rames, per te mbyllur pazaret e veta politike me Edi Ramen. Dhe ashtu u be! Kauza per zgjedhjet e lira e te ndershme u verifikua si nje kauze e rreme e Lulzim Bashes”.

Në vijim të deklaratës së saj Topalli nuk nguron ta quajë kryedemokratin Basha, të rremë përballë një sërë premtimesh e detyrimesh si kryeyar i PD-së, duke ia renditur dhe argumentuar dështimet, sipas saj.    

“I rreme” eshte fjala qe e pershkruan me mire Kryetarin e Republikes se Re. Dhe ky eshte arsyeja pse gjithmone i kam perseritur privatisht dhe publikisht se kam diferenca te medha me te.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur per ringritjen e Partise Demokratike, qe u shnderrua ne nje grusht njerezish servile te Kryetarit apo kliente te familjes se tij. Nga dita qe qe u vu ne krye te PD-se, Lulzim Basha nuk i konsideeroi kurre anetaret e thjeshte si aksionere te PD, por e perdori logon e opozites si ndermarrje private biznesi me aksionere familjar.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se do te bashkonte dhe ribashkonte PD per te forcuar shtyllen kurrizore te PD, qe perfundoi ne nje karrige me rrota, te cilen e shtyn here me Ramen, here me Meten, por asnjehere me demokratet.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se PD do te jete gardiane e
pakompromistë e interesit publik. Me perjashtim te dy viteve te fundit, Lulzim Basha, ky i Republikes se Re, ka qendruar 11 vjet ne majat e pushtetit, 4 prej te cilave ne krye te Bashkise se Tiranes, ku nuk la asnje gjurme ne favor te interesit publik. Perkundrazi! Modelin klientelist familjar e bere model te drejtimit dhe vendimarrjes ne Partine Demokratike.

I rreme edhe per premtimin me te madh te jetes 2 vjecare ne opozite, ate te Republikes se Re pa oligarke, te cilet Lulzim Basha diten i mallkon, ndersa naten darkon familjarisht ne vilat e tyre luksoze”

Me e renda eshte se per Lulzim Bashen nuk eshte problem as fakti se PD rrezikon me te keqen! Atij i mjafton qe te jete ne krye dhe te mbaje logon e vulen e PD.

 Në fund të deklaratës, ish numri dy i PD-së, shprehet e qartë kur thotë se. “ Tani nuk kam me asnje dileme. Cfare e kam dyshuar prej kohesh, eshte vertetuar plotesisht: Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij Re nuk ka ndonje ndryshim nga Rilindja. Qofsha e gabuar”

 Topalli nuk harron të falenderojë liderin historik të demokratëve, Sali Berishën dhe zgjedhësit e saj ndër vite, teksa deklaron vijimësinë në politikë, por në një formë tjetër tashmë.  

“Dua te falenderoj zotin Berisha e ne menyre te vecante shkodranet e mi. Ata me nderuan 20 vjet me rradhe dhe me voten e tyre me dhane 6 mandate rradhazi me besim e dashni te madhe.
U kerkoj te falun per cfare nuk kam mundur apo nuk kam ditur te bej. Une do te vazhdoj te jem ne politike.
Nga jashte parlamentit do te ngrihem kunder cdo padrejtesije dhe cdo akti korruptiv, qe ushqen shqiptaret me bindjen se ky vend nuk behet. Une besoj se Shqiperia mund te behet me politikane te pakorruptuar, me autoritet dhe integritet te larte moral”, përfundon deklaratën Jozefina Topalli.

 

 

 

 

Tags: akuza. Bashesdeklaratetopalli

TË LIDHURA

Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie
Aktualitet

Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie

16:16 | 15/01/2026
Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat
Aktualitet

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

15:27 | 15/01/2026
Rama me rektorët e universiteteve : Ka ardhur koha të reflektojmë mbi ligjin e arsimit të lartë
Aktualitet

Rama me rektorët e universiteteve : Ka ardhur koha të reflektojmë mbi ligjin e arsimit të lartë

15:01 | 15/01/2026
Next Post
Garon për deputet, dikur mallkonte: Kanceri në fyt kush s’më voton!

Garon për deputet, dikur mallkonte: Kanceri në fyt kush s'më voton!

193 kandidatë në sitën e komisionit ad hoc, nesër përmbyllet procesi

193 kandidatë në sitën e komisionit ad hoc, nesër përmbyllet procesi

Ministri i Shëndetësisë, Beqiraj viziton të lënduarit në mitingun e PD

Ministri i Shëndetësisë, Beqiraj viziton të lënduarit në mitingun e PD







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Në shënjestër objektivat e Hezbollahut, Izraeli kryen operacione sulmi në Liban
Bota

Në shënjestër objektivat e Hezbollahut, Izraeli kryen operacione sulmi në Liban

by mirseda
16:18 | 15/01/2026
0

Ushtria izraelite tha se po godiste objektiva të Hezbollahut në disa zona në Liban të enjten, duke...

Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie

Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie

16:16 | 15/01/2026
Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

15:27 | 15/01/2026
Rama me rektorët e universiteteve : Ka ardhur koha të reflektojmë mbi ligjin e arsimit të lartë

Rama me rektorët e universiteteve : Ka ardhur koha të reflektojmë mbi ligjin e arsimit të lartë

15:01 | 15/01/2026
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

14:43 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com