Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Tone pakënaqësie mes Athinës dhe Berlinit

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias kritikon politikën e Turqisë të qeverisë gjermane para samitit të BE në Bruksel. Grekët ndjehen të lënë vetëm nga presidenca gjermane e BE në grindjen për gazin me Turqinë.

Nikos Dendias është politikani për detyra të veçanta. Në vitin 2004 ai papritur fitoi kandidaturën në Korfuz për partinë konservatore greke, “Nea demokratia”, në vendin që konsiderohet si bastion i PASOK-ut. Pak vite më vonë si ministër i Drejtësisë ai nxorri para gjyqit partinë e Agimit të Artë. Nga viti 2017, juristi grek, i patundur në çështjen që ndjek, por i moderuar në ton, është ministër i Jashtëm. Këtë ton e pati edhe kritika e tij për Berlinin në intervistë me portalin e internetit, “Politico”, të shtunën e kaluar. Ai tha, se nuk mund ta kuptoj, që Gjermania nuk është e gatshme të vendosë një embargo të armëve ndaj Turqisë. Veprimi i qeverisë së Berlinit është “kontradiktor”, tha Dendias.

Sfondi: Prej muajsh  Greqia dhe Turqia grinden për burimet në pjesën lindore të Detit Mesdhe, dhe të dyja shpresojnë për mbështetjen e Berlinit. Nën eskortën ushtarake, anije kërkimore turke janë herë pas here në veprim para ishujve grekë dhe në perëndim të Republikës së Qipros. Me mbështetjen e Francës dhe Austrisë, Athina kërkon sanksione kundër Turqisë. Gjermania duket më shumë e prirur të ruajë distancën dhe të ndërmjetësojë mes palëve. Në fund të tetorit, ministri i Jashtëm, Dendias kërkoi në një letër për ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ndalimin e eksportit të armatimeve për Turqinë, por deri tani pa sukses.

Rol i vështirë ndërmjetësimi

Politikanë të tjerë grekë e shprehin më hapur pakënaqësinë e tyre: Në fushën e politikës së jashtme, presidenca gjermane e BE ka dështuar tërësisht, kritikon Angelos Syrigos, deputet i konservatorëve qeverisës

në intervistë televizive. Kurse gazeta konservatoro-liberale, „Kathimerini” publikoi opinionin e analistit të njohur, Kostas Iordanidis, i cili thekson, Turqia dëshiron ndërmjetësimin përmes kancelares, Angela Merkel me shpresën, se shkelja aktuale e së drejtës ndërkombëtare është një pikënisje e mirë për negociata të ardhshme.

Kurse analisti Jorgos Kapopoulos paralajmëron në gazetën me orientim të majtë, „Gazeta e redaktorëve” nga një politikë „appeasement” – të zbutur kundrejt Ankarasë. Kurse për politologun, Aleksandros Despotopolous është e qartë: „Gjermania e ka forcuar Turqinë. Ne përjetojmë këtë herë njëEuropë gjermane, jo një Gjermani europiane.”

Konstantionos Filis, drejtor kërkimor në Institutin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Athinë përpiqet të analizojë rrjedhën e ngjarjeve. „Në muajt e kaluar e pikërisht në presidencën gjermane të BE, Turqia përpiqet të zgjojë përshtypjen e të veçuarës. Gjermania, vendi më i fortë i Europës i ndihmon asaj në këtë pikë, ose nuk është në gjendje të ndalë politikën e saj agresive dhe të gjejë një zgjidhje europiane.” Filis thotë, se Gjermania si negociatore ka dështuar. Nuk ka çudi që zërat kritikë kundër Berlinit janë rritur.

Greqia nuk është vetëm

Samitin e dhjetorit (10./11.12) të BE, Jorgos Tzogopoulos, docent për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakisë e quan një fushë të minuar diplomatike. Edhe ai e krahason gjendjen aktuale të Athinës me atmosferën e rëndë gjatë kohës së krizës së borxheve. Por ka një dallim themelor sipas tij. “Ndryshe nga viti 2010, Greqia nuk është e vetme dhe izoluar. Shumë vende të tjera, në krye të të gjithave, Franca, kërkojnë po ashtu masa të ashpra kundër Turqisë.” Eksperti i politikës thotë për Deutsche Wellen, se nuk beson, se në samitin e BE do të vendosen sanksione kundër Turqisë. E mundshme është që të përmenden mundësi konkrete për sanksione, që të vendosen në një kohë tjetër. E rëndësishme është që BE të mos e ndërpresë lidhjen e komunikimit me Ankaranë.

Kompromisi nuk përjashtohet

Sipas ekspertit Tzogopoulos interesante është një mundësi tjetër ndërmjetësimi që mbështetet nga diplomacia gjermane- Një raund multilateral bisedimesh për Mesdheun lindor, ku Greqia, Qiproja, Turqia por edhe Izraeli, Egjipti dhe Libani të përfshihen në to. Më 30 nëntor anija turke kërkimore, “Oruc Reis” e përfundoi misionin e saj të kontestuar në Detin Mesdhe. Shenjë lodhjeje? Megjithatë përfundimi i misionit e bën të mundur uljen e tensioneve, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. Po për këtë nuk është i bindur, politologu Konstantinos Filis. “Këtë e përjetojmë gjithmonë. Para një samiti të BE për këtë temë, Turqia e kthen anijen në port, ditën tjetër pastaj e nxjerr sërish në Mesdhe”, ankohet Filis./DW/

Tags: gjermaniGreqipakenaqesi

TË LIDHURA

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë
Bota

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
Aksident tragjik, rrëzohet avioni, 10 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë
Bota

Aksident tragjik, rrëzohet avioni, 10 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

18:58 | 16/12/2025
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra
Bota

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Next Post
Ekzekutohet një person në Prishtinë/ Autori dhe viktima, në të njëjtën makinë

Ekzekutohet një person në Prishtinë/ Autori dhe viktima, në të njëjtën makinë

PD: Rama vjedh dhe në kohë pandemie, vendi nuk e përballon mandatin e 3-të

PD: Rama vjedh dhe në kohë pandemie, vendi nuk e përballon mandatin e 3-të

“U shtrua dy ditë më parë”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” jep detaje për 60-vjeçarin

''Po më vdes nëna në ambulancë si kafsha''/ Dëshmia tronditëse nga Covid 2







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com