Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tom Doshi del kundër SHBA-ve: Po të duan të ma vërtetojnë korrupsionin

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Tom Doshi del kundër SHBA-ve: Po të duan të ma vërtetojnë korrupsionin

Deputeti Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të lajmit se Departamenti Amerikane i Shteti i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA. Doshi është shprehur se nuk ka dijeni për një vendim të tillë, ndërsa sqaron edhe rastin kur ka aplikuar për vizë amerikane.

“Nuk kam dijeni për këtë vendim. Mua nuk më ka ardhur një vendim i tillë. Gruaja ime dhe fëmijët e mi kane pasaportë australiane. Ndërsa unë kam patur vizë amerikane, por më ka skaduar. Në momentin që kam aplikuar sërish për vizë, më kanë kërkuar dokumente nga prokuroria. Por duke qenë se në atë kohë isha në hetim nuk çova dokumente shtesë, dhe viza mbeti pezull”, shprehet Doshi.Në artikullin e publikuar thuhej se “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”.

Në përgjigje të kësaj, deputeti Doshi tha se “Në jetën time nuk kam firmosur asnjë dokument po të duan të ma vërtetojnë korrupsionin”.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Doshi sqaroi situatën përmes një interviste. Ai tha se nuk ka lidhje me çështje korruptive dhe abuzime me tendera siç thuhet, ndërsa shtoi se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri, shkruan bw.

INTERVISTA
Zot Doshi si u njoftuat për këtë lajm?
U njoftova prej jush që më morët në telefon

S’kishit dijeni?
Jo jo se dija. Ala skam mbaruar drekën. E para fëmijët e mi kanë pasaportë australiane, s’kanë nevojën për vizë amerikane. As gruaja ime dhe as fëmijët e mi s’kanë qenë në Amerikë. Unë kam qenë në Amerikë, kam aplikuar në ambasadë kur kam qenë në hetim, siç e dini. Nuk më është thënë që më refuzohet kërkesa. Unë kisha një konflikt me kryeprokurorin (Adriatik Llallën) siç dihet. Dhe këtu ngeli çështja, vetëm tek kërkesa. Për punë korrupsioni skam firmosur asnjëherë. Jam opozitar, skam qenë kurrë në pushtet.

A keni komente lidhur me akuzat që ju bëri DASH, se akuzoheni për korrupsion?
Me bërë korrupsion, duhet të jesh ministër, kryeministër. S’jam marrë asnjëherë me tendra dhe skam pasur lidhje. Jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Përse mendoni se DASH duhej të thoshte kështu?
Kjo është puna e tyre, që janë marrë me këtë çështje. Unë jam i pastër dhe skam frikë. Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme.

Çfarë do të bëni tani? Cilat janë hapat që do të ndërmerrni?
S’ja vlen të merrem me këtë punë. E ndjej veten të pastër. Skam probleme si Adriatik Llalla që merret me korrupsion. Unë do kërkoj të drejtën time, kjo është arsyeja për sot. Një akuzë e tillë…ju e shihni se si CNN sulmon Trump që ‘ka blerë zgjedhjet’ dhe ai vazhdon e bën presidentin. Ju mediat e bëni kaq të madhe (Qesh). Kush është në politik, do goditet.

S’është një media që e thotë, por DASH. A keni frikë ju që mund të hapet hetim nga prokuroria?
Për ça të kem frikë unë? A jeni në terezi? A e merrni vesh? A po e merr vesh?! Mos bëni pyetje budallaqe. Jam njeri më i votuar në Shqipëri. Populli më ka votuar, mos u merrni me këto ça thuhen. Me këto tenderat ca thoni ju. Unë paguaj taksa dhe jam në rregull me shtetin. Mos u shqetësoni për mua. Po për Llallën a keni ndonjë lajm, a do arrestohet apo jo?

Akoma jo. Ne presim nga ju…
Doshi: Ahh. Faleminderit.

Tags: DelduankorrupsioninkunderSHBA-veTom Doshivërtetojnë

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
“Ronaldo vazhdon ta dojë edhe pse ajo iku”

“Ronaldo vazhdon ta dojë edhe pse ajo iku”

Surpriza, Kristal Abazaj prezantohet tek ekipi belg

Surpriza, Kristal Abazaj prezantohet tek ekipi belg

Non-grata/Çfarë mendon në të vërtetë SHBA për Tom Doshin

Non-grata/Çfarë mendon në të vërtetë SHBA për Tom Doshin







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com