Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Toka e peshkaqenëve…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Zija Çela

Fajet më kërcënuese nuk janë ato që paditen, por fajtorët që kurrë nuk përfundojnë në gjykatë. Këta kanë të përbashkët me peshkaqenët forcën për t’u rritur dhe aftësinë për të kafshuar nën ujë. Por, edhe nevojën për të krijuar tufën e tyre të piranjave, që grijnë mish përditë me sharrën e dhëmbëve.

Me një këmbëngulje të patundshme dhe me gjithfarë mbështetjesh të kamufluara, nëse do të mbyllen sytë, sot këto bisha po i kafshojnë Shqipërisë brinjët, nesër mundet dhe mushkëritë.

Shumë flitet e pak ftillohet ky rrezik. Zhurmë, zhurmë! Ku bëhet zhurmë, mund të fshihet çdo gjurmë. Sipas meje, sado njerëz modernë, ne ende ruajmë shpirtin e provincës, si një vend ku debati i ideve kthehet gjithnjë në mëri personale dhe në sherr ambulant.

Zhurma, që sponsorizohet e fuqizohet pa pushim nga ndarjet e thella politike dhe kumbarët e saj me kollare, është dru pas qafe për trurin dhe tym për realitetin. Heshtja, që lakmohet aq shumë nga burra cakët, është shurdhim për qytetarin dhe letargji për demokracinë.

Askush s’mund të jetë hero, duke mbyllur gojën. Por, edhe sikur njëqind vjet të jetojnë, ka njerëz që nuk lindin për të parë ëndrrën e të gjithëve, sepse i tillë është UNI i tyre, një un i thartuar që i nxjerr nga binarët. Kush pandeh se zotëron të vërtetën absolute, në absolutizëm do të bjerë. Kush sheh vetëm errësirë, nga fobia e dritës do të përndiqet.

Në kaosin verbal të politikës janë të shumtë njerëzit e thjeshtë që, duke humbur sigurinë ekzistenciale, qetësinë shpirtërore dhe aftësinë për veprim, shushaten e shtangen përballë dilemave që shtron realiteti. A mos vrasin mendjen me sytë nga yjet, a mos i presin përgjigjet nga qielli?! E pra, ka një mënyrë më të sigurt për t’iu qasur përgjigjeve. E si?

Me Zotin në zemër, thuaji PO arsyes, PO lirisë pluraliste, PO zhvillimit dhe europianizimit, thuaji JO varfërisë, JO korrupsionit, JO nënshtrimit, JO poshtërimit, thuaji JO autokracisë kudo që të shfaqet, nga shkalla e familjes, rrethet e shoqërisë dhe deri në selitë e partisë e të qeverisë!

Tags: Zija Çela

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Protesta e avokatëve/Manja: Është në përputhje me paketën e Reformës në Drejtësi

Banka Credins drejt rritjes dhe transformimit digjital

Ulet lehtë çmimi i vajit, grosistët: Zbutja nga importet e Ukrainës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

by mirseda
16:04 | 08/06/2026
0

Gati nëntë kilogramë kokainë, mbi shtatë kilogramë kanabis dhe një arsenal armësh zjarri u sekuestruan nga karabinierët...

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Avionët francezë të NATO godasin dronin mbi territorin e Letonisë, qytetarët urdhërohen të strehohen

15:31 | 08/06/2026

Vrasja në Paskuqan/ Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informacione mbi autorin

15:11 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com